Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shprehni ndjenjat permes poezise..

+29
Poeti
Arian 123
ai cuni
Lulebora
Legjenda
Interistja
fioll
EpiKada
Miikaaa
Rrushjaa
Kristii
shaban cakoli
Hotlani
FALKO
pexha
Aldino82
Valbona
i panjohur
Calypso
NoRaa
Rrukie
Anabel
Tironci
Arian
Blertaa
Luna
Engjelli Embel
Albo
BeSaa
33 posters
Shko poshtë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Shprehni ndjenjat permes poezise..

Wed 30 Nov 2011 - 20:46
Message reputation : 100% (2 votes)
First topic message reminder :

Mëmës Shqipëri

E semur jam Nene,
jam e shtrire ne shtrat,
a thua moj Nene
do te ndihem ndonjehere rahat.

Zemra me eshte ndare
me eshte bere copa-copa
ju lutem me ndihmoni
le ta merr vesh ter Evropa.

Mos u merzit Nene
eshte nje semundje qe sherohet
do t'i hap Nene syte
ateher kur vellezerit e motrat e mia ty te bashkohen.

S'dua te jemi te ndare,
njeri ne lindje e tjetri ne perendim
nga ky ankth qe kam
a thua do te kem shpetim.

Nene,e ke pare si shqiptaret festojne ditelindjen tende?
E di qe shume je gezuar
por besen Nene po ta jap
se nuk vdes pa u bashkuar.

Nene ti na linde pa asnje te mete
nuk duam Nene,ty borxh me te mbet
Nga syte,lotet po me rrjedhin gjak
nuk vdes Nene pa te pare ty bashke.

Nene,motra yte te eshte bashkuar,
por e di qe gjumi nuk te merr
se te kane mbetur jashte femijet e tjere.

Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Mon 14 Oct 2013 - 15:49
Message reputation : 100% (1 vote)
A me le ti apo une ika
Tani e tutje nuk ka rendesi!
Fitova une dhe u mposht frika
Ne jete ska vec nje dashuri!
Dhe po te kisha njemije jete
Asnje prej tyre sdo te dhuroja
Per jeten time vendosa vete
sepse aq shum e dashuroja! Very Happy
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Mon 14 Oct 2013 - 21:47
LUTJE NENE......Edhe Unë Jam Kosovë!!!

Dielli ngrohë nga larg t'mërdhirët
fytyra femijësh, syt njomur me lot
faqe e sy mavijosur, në t'hirët,
zymtësi, ngricë, në dhomën e ftoftë.

Një qati ndërtuar, me copa brengash
n'vend të portes, nje plagë ne zemër
në dritaret rrethuar, pa pllaka xhamash
me flakë të ndezur, pa stufë dhe vatër.

Në një cep dhome, të gjithë mbledhur
pak me tutje , nje rrogoz i shtruar
sofra ishte bosh...darkë s'kishte mbetur
sy të mavijosur, fjeten të uritur!

Ngre kokën nëna, qiellit me lutje shpirti
e lotët pikojnë curg, syve pa ngjyrë
skamja... kjo sëmundje e hirtë...
fëmijët pa shpresa, pa gëzime n'fytyrë!


Shkruar nga Shpresa Besa..
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Mon 14 Oct 2013 - 21:51
Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 1379600_694532040565713_61938276_n
neon
neon
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Sweeden
 <b>Mosha</b> Mosha : 110
<b>Postime</b> Postime : 417
<b>Hobi</b> Hobi : Te ze peshk me fill spanje
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 21/08/2013

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Mon 14 Oct 2013 - 21:54
Princesha shkruajti:LUTJE NENE......Edhe Unë Jam Kosovë!!!

Dielli ngrohë nga larg t'mërdhirët
fytyra femijësh, syt njomur me lot
faqe e sy mavijosur, në t'hirët,
zymtësi, ngricë, në dhomën e ftoftë.

Një qati ndërtuar, me copa brengash
n'vend të portes, nje plagë ne zemër
në dritaret rrethuar, pa pllaka xhamash
me flakë të ndezur, pa stufë dhe vatër.

Në një cep dhome, të gjithë mbledhur
pak me tutje , nje rrogoz i shtruar
sofra ishte bosh...darkë s'kishte mbetur
sy të mavijosur, fjeten të uritur!

Ngre kokën nëna, qiellit me lutje shpirti
e lotët pikojnë curg, syve pa ngjyrë
skamja... kjo sëmundje e hirtë...
fëmijët pa shpresa, pa gëzime n'fytyrë!


Shkruar nga Shpresa Besa..
Shume e bukur!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Fri 18 Oct 2013 - 21:27
EJA.........


Eja shpejt me ëndrrat zgjuar ,
Përflak shpirtin e dashuruar
Ndër deje te valoj gjaku
Kurdis oren,në rrugët e fatit

Dot s`të preka, ike si era
N'gjumë vjen,më puth përhera,
Totuazhin e vetmisë qendisë
Gjurmë në buzëtë e dashurisë

Hënë e diell i bën për vete
Lundër bëhesh kalo mbi dete
Lule bëhesh e çelë petale
Ditë e natë shpirtin ma kalle

Nisu shpejt zjarrin ta shuash ,
Rrugët e fatit, ti t`mi shkruash
Ëndrrat djerr mos t'rrinë
Buzët të përflaken me dashurinë,
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 10 Nov 2013 - 15:12
PAJTOHU ME FATIN TËND

Nëse trishtimi troket në portë ,
Ti zgjati buzët e puthi sytë
Fati gjithmonë është i shkruar
Ti natën s`e bënë dot ditë...

Nëse dimri është i egër, i ftohtë
E flokët e dëborës të mbulojnë
Ti mos u përlot se loti ngrinë
Fatin vjen dhe kur s`e kërkon ,

Pas perdes së trishtimit përlotesh
Zjarret e dhimbjes dot si shuan
Me ethet e pritjes mbështillesh
Mbi supe mban dhimbjen kaluar

Gjymtyrtë e thyer nga vujtja
Fati teposhtë, rrokullimë
Copëzat e tij s'mund ti mbledhësh
Qielli i shpirtit nis e murmërinë...
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sat 16 Nov 2013 - 23:13
Message reputation : 100% (1 vote)
Jetojm te gjith nje rralitet te pa shpres...
Ku njeri lind e tjetri vdes...

Ku njeri qesh e tjetri qan...
Ku ndahesh me nenen dhe me baban...

Ku njerin e ke mik e tjetrin armik...
Ku njeri te thot EJA e tjetri te t hot IK...

Ku njeri te do e tjetri ste do...
Ku njerzit te thon po deshe JETO...

Ku jeta dhe vdekja qendrojn aq pran...
Ku koken ta ngresh shum njerz te han...

Ku zhgenjehesh nga jeta...
Ku nuk e degjon dot kush esht e verteta...
Prandaj o njeri jetoje jeten ashtu si te vije....
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 17 Nov 2013 - 15:19
Message reputation : 100% (1 vote)
Melankolia e huaj me shtrihet mbi lekure
e veshtroj deren per sa kohe s'e di,
Nostalgjia e brisht per dicka te bukur
me kujton se prej deres pres dike te vij.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 17 Nov 2013 - 21:00
EJA LARGO LOTIN E PUTHE DASHURINE


Eja si dielli ne shpirtin e ngrire, flakeruar
eja se etjen pa ty dote shpirti se shuan
mes mallit deshires,syte rrine ndriçuar...
mbi vesen e petaleve, endrra me zgjon

Eja si pulbardha mbi vale deti valzuar
yjet e zbehura ne agim te ta kene ziline
endrrat e thurura mos te rrine heshtur
mbi buzet e prushta te ndiejne ngritesine

Eja si pranvera me aromen e luleve perqafuar
deshirat e shpirtit me ty do ti ndaje perhere
ne gushen tend do ve gjerdanin flakeruar
mbi kacurrelat e tua kurore me lule shqerre

Eja pellumbesh sille ne shpirtin tim dashurine
rruget e jetes mbuloj me puthje shprese
jeta buzeqesh kur ka prane dashurin e saje
qielli i shpirtit ,buzeqesh e shuan puthje etje

Eja largo lotin si ari i kulluar qe rreshket
mes pritjes se mallit mbill lulet e dashurise
ne shtigjet e jetes vizo fatin tend qe te pret
flakeruar, krahehapur,me endrrat e lumturise
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 24 Nov 2013 - 0:47
Message reputation : 100% (1 vote)
Tani e dua nje doze harrese,
Nje copez shpirt jap ne kembim.
kur nuk ka me molekula shprese,
nje reaksion i ri behet shpetim!

Formulen magjike sot po kerkoj,
jap ne kembim nje puthje ose dy.
Por reaksioni serish deshtoi,
as harresa s’te harroi ty!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Thu 28 Nov 2013 - 21:36
GËZUAR DITËLINJEN SHQIPËRIA IME


SHQIPJA JONË DYKRENARE

Mëmëdhe gjuha e shpirtit , ...
Shqipja jonë dykrenare
Vlora veshur sot kuq e zi
Bijtë e tu sup më sup, si malet

Shqipëri seç tu shtue nuri ,
Vejn Kosova me besë burri
Nga Prizreni e Tetova
Vjen Epiri e Çamëri zonja,

Flakë merr stralli në Vlorë
Përshëndesin malet me borë
Thërrasin djemtë e Maqedonisë,
Gëzuar vllezërit e Shqipërisë,

Gegë e toskë, si një trug
Besa besë më shumë se kurrë,
Pranë e pranë si vetulla pas syrit
Ngrenë flamurin e Ismail trimit

Kënga labe i tundë malet
Iso mban gjithë Shqiptaria
Në Kosovë sharkia ndihet
Jemi një komb, rroftë Shqipëria,

Shqipja jonë dykrenare
Rreth e rreth bijtë e saj
Hedhin valle në Vlorën trime
Gëzuar, Gëzuar Shqipëria Nënë
BeSaa
BeSaa
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 11852
<b>Hobi</b> Hobi : leximi dhe muzika
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 12/11/2011

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Fri 6 Dec 2013 - 23:35
Do te me qajne e vajtojne
Do te me mbulojne me gure
pastaj do te me harrojne
sikur nuk kam ekzistuar KURRE !!!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sat 7 Dec 2013 - 1:39
Message reputation : 100% (1 vote)
Eklipsin pres (S. Rusi)

Unë me ty, si toka me diellin,
Të vij rrotull vazhdimisht, vazhdimisht!
Por asnjëherë s’të jam afruar sadopak,
As jam larguar sadopak, natyrisht!

Astronomia ka ligjin e vet,
Që unë e përfill me aq sa mund!
Të të afrohem më shumë
Kam frikë se më djeg,
Të të largohem-kam frikë se më humb!

E ja, kështu, vetëm rrotull të vij,
Po s’jam i marrë që rri e pres më kot!
E di që një ditë, ti do të kesh eklips,
E atëhere, nuk do më djegësh dot! ...
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Fri 27 Dec 2013 - 21:32
DHE KY VIT SI RRUFEJA

Dhe ky vit iku, si pa të keq fare,
Premtimet ngelën ëndrra në sirtar,
Ne duke kaluar përtej botës imagjinare
I lutemi Zotit të kemi një vit sa më të mbar

Gjurmët e jetës i kalojmë me krahë shprese
Mbi ditët tona vështrimet si fishekzjarre
Në stuhitë e këtij dimri kërkoj ngrohtësi ...
Nga kjo botë e egër dhe shumë hileqare,

Ky vit iku , si vesa e mëngjesit, avulluar
Ç'farë presim, dhe nga vemi as vet se di .
Rrokullisemi biem, ngrihemi, pa e kuptuar
''Gëzojm'' që ky vit na rrëmbeu ditë përsëri

Qielli mahnitet nga fishekzjarret me ngjyra,
Kjo botë tinxare perdridhet porsi e përdalë,
Njerëzit ngushllojnë veten e shprehin dëshira
Shpresojnë që ky vitë të jetë një vit i mbarë.
Marin
Marin
WebMaster
WebMaster
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Australia
 <b>Mosha</b> Mosha : 83
<b>Postime</b> Postime : 23043
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku neper bote
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 24/01/2010

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Fri 27 Dec 2013 - 22:31
Vit i veshtire, por nuk harrova te buzeqesh
Ne mes te ritmit te ketij viti nuk harrova te ndalem e te degjoj zemren.
Vit i lodhshem, por nuk harrova te kujtoj...
Ndonjehere jeta te jep pergjigje ne pak çaste.
Etjen per arritje te madhe e shuajta me xheste te vogla,
Ne fund nuk doja te numeroja vetem, sepse nuk jam vetem...sepse nuk harrova te besoj, nuk harrova te dhuroj, sepse boten e ndala ne nje perqafim të shtrenjte dhe pse jo, tani mund te pres nje tjeter vit...nje vit ndryshe!!!
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Wed 22 Jan 2014 - 22:44
NËSE NJË DITË .........

Një ditë, do ju them ''lamtumirë''
shpirti do iki të puthet, me retë
thirrjen time mos e degjoni më mirë
në krahët e vdekjes, s'ka më jetë......

Do iki, duke kërkuar të mbahem fortë,
sepse s'më pëlqen të iki nga kjo botë,
ditarin e zemrës kyçur do e mbajë
zemra do pushojë nga rrahjet e fortè,

Do më marrë malli për sytë e diellit, e di ,
fjalët nga larg si deti do avullojnë
shiu do më mungoj tek binte pikë pikë
e sytë e pranverës, që lumturitë zgjojnë

Kur zëri im të humbas, si dielli ne det
cicërimat e shpirtit si mjegulla kanë ikur
mos mendoni se shpreha ndonjë dëshirë
e vdekjen me buzagaz unë e kam pritur

Kur heshtja të më ketë rrëmbyer fjalët,
dikush zgjatë dorën, eja piklluar thërret
e njoha nga zëri, është nëna imë e gjorë
më uli pranë, më mbajti në gjoksin e ngrohtë.



Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Wed 22 Jan 2014 - 22:48
nese me sheh ne linje e nuk po shkruaj
te lutem lerme mos me luaj
gjumi i thelle do me kete zene
sepse jam pa gjume qe mbreme
sapo te zgjohem do postoj perseri
shpresoj qe ne ato momente ne forum te jesh dhe ti
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sat 25 Jan 2014 - 21:42
ZEMRA NJË ,SBËHET DY.........


Kjo që do të them -është e vërtetë,

Mos u mërzit që unë të mbaj brenda...

Në shpirtin timë ti ke përherë fole

Rrenjet e dashurisë janè thellè tek zemra


Më kotë pres të ketë një agim tjeter

Se çdo agim,ka bukurinë e vetë

Mbase hënën duhet ta presim më mir

Puthjet të kthehen ,rreze në mëngjesë


Më kotë presim, fundi i botes le të vi,

Dashurisë s'më pëlqen ti flas heshtur

Dua ta shikojë drejtë përdjetë në sy

Stinët ndryshojnë ,por zemra është ni


Mos u mërzit ti kurrë me mua në jetë

Pa ty asgjë, nuk më hynë më në punë

Kur të shikoj ty,dielli ngadalë zbret tek unë

Them -o zot, bota kurrë mos të marrë fundë..
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 9 Feb 2014 - 15:15
PËR TY E MADHJA VAÇE ZELA

********************
Yjet ndrinë, përherë në qiell
kënga vallëzon me Valsin e lumturisë
mbretëreshë e këngës Shqiptare ...
me kitarë i këndove Arbërisë

qielli u nxi e lotë pikoi
kënga rreshtoi vargjet, melodi
zemra e Vace Zeles pushoi
por ajo do jetojë në përjetësi ,

mbi malet e larta kurorë
dëgjoj këngën që këndoje ti ,
me zërin tënd do thërras përherë
o moj e bukura Arbëri ,

mbrëmë, ra një yll, u shkëput
kënga vallëzoi Valsin e Lumturisë
qielli u nxi e kënga mori jehonë
për ty mbretëreshë e këngës, melodi ,

valët e detit valëzojnë ngadalë
përcjelln dhimbjen, e bëjnë këngë
yjet vargohen e thurin kororë
mbretëreshë e këngës do jeshë gjithmonë.



S S
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Wed 19 Feb 2014 - 23:03
BESA BESË JAM SHQIPTAR

Malet ulen kuvendojnë
shqipet duartë i shtërngojnë
kombi im kërkon bashkim,
qielli blu ta ndjejë lirinë...


jam këtu që kur mbiu lisi
nuk jam hu ngulur tek plisi
këtu kam gjakun e rrënjën
këtu shqipja këndon këngën

besa besë e fjala fjalë
hejjj thërras, jemi shqiptarë
shqipja nguli kthetrat në gurë
japim jetën për këtë flamur

largojë duart larg zjarrit
se unë jam shqipe malit
kam një besë, jam shqiptar
prandaj dua bashkim komtar.




S S
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Mon 3 Mar 2014 - 20:43
GJUHA E GJATË

Gjuha vret, e gjuha pret ,
gjuha të futë dhe në siklet
trazon detin, e tundë malin
trazon zemrën, të kall xhanin

Gjuha e gjatë të futë n'bela
korr ku s`mbjell, blenë ku s`ka,
trazon shpirtrat, mjegullnajë
endet djeg, ç'thurë, përçanë

Gjuha tule, kockë thyen,
thërmon gurin, lumin grryen,
trazon botën, e ndezë flakë
gjuha e gjatë pret si sopatë

Gjuha rrënjët i ka në shpirt
mjaltë zeher na i servisë
ëndërrat djerrë i bënë të ikin,
flakën ndezë të djeg shpirtin

gjuha sytë të t`i errëson
s`di nga vete ç`farë kërkon,
pikon pikë e thërmon gurin,
gjuha e gjatë, të prishë gjumin,

kur flet gjuha para mendjes
i hap punë dhe vet zemrës,
ndizet shpirti prej sikletit
gjuha e gjatë molla e sherri
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Fri 7 Mar 2014 - 21:09
SA JAM LODHUR,

Sa jam lodhur e mërzitur,
nga kjo jetë fjalë prishur

seç rënkoi shpirti gufuar,...
nga loti që rrinë pikuar,

seç vrapoj se di ku vete,
rrugë pa rrugë në hendeqe

seç u lodhem nga zuzarët,
duke hequr zvarrë fjalët

sa mërzitur, sa të lodhur,
sa të sharë, të përfolur

sa e mekur,padrejtësia,
rënkon shpirti nga tirania,

seç u lodh shpirti vrarë,
në këtë jetë hiqemi zvarrë

seç më mori malli përhumbur,
mos të rrijë fjala përgjunjur,

seç u lodh hëna nga retë,
seç u lodha nga kjo jetë

sa rënkova shumë durova,
dhimbjen pas vetes mbështolla

seç shikoj ëndërr lirinë,
imagjinoj përherë drejtësinë

seç u lodha drurimi tretur,
ëndërra vrarë nga fjala mekur.
Albo
Albo
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 4141
<b>Hobi</b> Hobi : bisede
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : alb
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 20/11/2010

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 9 Mar 2014 - 14:21
Kemi gënjyer njeri-tjetrin, kemi bërtitur s'të dua,
Kemi pështyrë mbi proverbin që qënkeshim mish e thua,
Kemi mburrur kontratat që bëjnë në Amerikë.
Kemi thënë njëmijë herë; u mbush kupa dhe pikë.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 9 Mar 2014 - 14:41
SHPIRTI NËNË THËRRET

Ç'është ky lot i përvëluar
ç'është kjo dhimbje mallkuar
ankthi shpirtin peng zënë
për ty e shtrejta nënë,...

Kush e ndien, dhimbjen time,
që pikon si bora e shkrime
kujtë nga ju u mungon nëna
rrëshqet loti i pikon zemra

Ç'është ky zë që thërret
hapi qielli portën e vet,
shpirti i nënës rrin hava
engjëll qielli, hapur krahë

Ç'është kjo dhimbje që më mbyti,
më është bërë litar tek fyti,
kujtë nga ju i mungon nëna
i dhembë shpirti i qanë zemra

Malli endet si jetim,
kërkon të ketë një përqafim
dora dridhet, vargu rrëshqet
zëri çjerrur o nënë thërret.



S S
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Mon 10 Mar 2014 - 0:55
Message reputation : 100% (1 vote)
NË MUNDSH (Kipling)

Në mundsh ta ruash arsyen kur bota humbet fillin
E fajin ty ta hedh – dhe vetes t`i besosh,
Sa herë të dyshojnë e s’të përfillin,
Por edhe dyshimet drejtë t’i gjykosh ...

Në mundsh të rrish në pritje, në pritje pa u lodhur,
A, kur të urrejnë, urrejtje mos të ushqesh
Madje ndaj shpifjeve të rrish pa folur
Me thjeshtësi, me to pa rënë ndesh ...

Në mundsh të mendosh, por jo në shkatërrim
Të ëndërrosh por jo rob ëndërrimesh,
Dhe t’i trajtosh njëlloj e padallim
Ngadhnjim e shpartallim – burim mashtrimesh ...

Në durofsh dot thëniet e tua të drejta
Në kurthe për tradhtarët, kopukët të t’i kthejnë
T’i shohësh të thyera gjërat më te shtrenjta
E prape t’i ndërtosh me vegla që nuk vlejnë ...

Në mundsh fitoret që ke korrur t’i flijosh
Si në kumar, në një të vetme lojë,
Të rrezikosh, të humbësh, e prape t’ia fillosh
Dhe humbjen kurrë t’mos e zësh në gojë ...

Në durofsh dot muskul, nerv, puls e zemër
Të të shërbejnë edhe kur gjithçka të duket e kotë,
E të qëndrosh kur s’ke më asgjë veç vullnetit
Që veç një fjalë “QËNDRO” gjithnjë të thotë ...

Në mundsh të flasësh me maskarenj, por nderin ta ruash
A të ecësh përkrah mbretit pa krenari që t'vërbon
Nëse armiku ose miku s’të bëjnë dot të vuash
Dhe gjithçka e çmon, por veç sa meriton ...

Në mundsh të mbushësh dy minuta aq të rënda
Me vepra që peshojnë-dije dhe mos kij asnjë dyshim
Se jotja do jetë bota me cka ka brenda
Dhe Burrë do jesh, o biri im! ...

.....
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Fri 14 Mar 2014 - 23:00
Tri yje Nëna i vrau

O ç'farë bote, o ç'farë tmerri,
Kur mbyt Nëna fëmijët e vet,
T'lutem Nënë mos ma mbyt motrën,
Ç'ka t'ka gjet moj Nënë e shkret.!...

Qet kushtrimin vajza e vogel,
Aman ndihm more njerzi,
Diçka Nënën e ka gjet ,
Se nuk është në terezi.!

Pelcet loti për t'gjatë shtepisë,
Krisma e britma u ba hataja,
Nëna e çmendur me thikë në dorë,
Një nga një po i mbyt fëmijët.!

Ku është Baba si nuk ndihet,
Në traget me një dashnore,
Nëna e çmendur e tërbuar,
J'au ngul thiken si mizore.!

Të tmerruar njerzit flasin,
Ç'farë ka ndodh ka ba vaki,
Po ç'farë pritni more njerëz,
Kur n'familje s'ka dashni.!

Tri viktima bukuroshe,
Mijëra njerëz tuj folë e qa,
Ky është helmi i tradhtis,
I zoti i shtëpis një maskara.!

Me dashnore me harkoça,
Me hordhiqe o njeri,
Ktheje kokën shife zotin,
Shifi yjet si ke n'shtepi.!

Me inate thellë n'shpirt,
Me urrejtje e me t'futura,
Tuj shitë mend me dashnore,
T'thashin krahet ty moj mizore.!

Tri yje Nëna i vrau,
I tradhtoj ato dashnia,
Kur t'vret Nëna me dorë t'vet,
Ku ku zot u ba kerdia..!

[ Lec Burgaj ]

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 1932380_680922111946805_699672171_n
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 16 Mar 2014 - 18:06
TOKA DRIDHET ,

Ç`më shopi fjala më shum, se plumi,
vall ,kësaj bote mos po i vjen fundi !?
...
Ç`me vjen mendja, vërdallë ,vërdallë ,
lisi rrzohet, degetë than,seç e vret vllai vllan ,

Ç`është kjo gjëmë ç`është kjo piskam,
nëna birin ,me oiii qan,e ja vran ,pse ja vranë

Ç`farë po ndodh,o i madhi Zot,mëshiroje ti kët bot,
llava ejte ,na merr tutje,paqja kthyer llogore lufte ,

Ç`është kjo, që dëgjojmë .veshve jo, s`u besojmë.
si mundë të vrasë nëna fëminë,duke i kërkuar ndihmë,

Ç`është kështu,ç`farë po ndodh,nga po vemi ,ku ndalojmë
çmenduria mori vrapin,njerzë vampir,mbi lumej gjaku ,

Ç`mund të themi,si të veprojmë,ç`emer çmenduris ti çojmë,
ç` thoni ju...ç`tju them unë,hapat hedhim,toka na tundë..!!???

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 1969320_366359986836571_188373395_n
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 8 Jun 2014 - 18:00
Message reputation : 100% (1 vote)
Jam i paaftë t’iu bëj keq të tjerëve,
T’i fut ata papritur nëpër kurthe!
Për këtë duhet të kesh diçka prej amebe,
Të jesh mik me butakë,me molusqe!

Jam i paaftë të hedh rrjeta fjalësh,
Që ngjajnë si të jenë prej merimange!
Jam i paaftë që shkëlqim të jap,
Siç japin flokët,kur ia prek, një vajze!

Jam i paaftë të spiunoj miqtë,
Edhe armiqve humbjen nuk ia dua!
Krishti i fali,jo veç një herë të ligjtë,
Paçka se ata prapë e kryqëzuan!

Jam i paaftë që të vetëvritem,
Nuk jam aq trim sa mund të dukem!
Si syri i vetëm i hënës në qiell,
Unë netëve do t’ju duhem!

Jam i paaftë të godas pas shpine,
Mos kini frikë ju që ju kam para!
E çdo të ishte madhështia e piramidave,
Po të mos ishte Sahara!?
Skender Rusi
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sun 8 Jun 2014 - 21:58
ZHGËNJIM

Rrënqethse është stuhia zhgënjim,
fjala këputet në mes ,pa shpres,
dritaret e horizontit marrin një ngushtim
rruga pa rrugedalje në jetën kthes,...

Raliteti me sytë e skuqur dhimbje,
troket në porten shpresë pa shpresë
me nota zhgënjimimi melodia e trishtë
në mjegullen e mospërfilljes ,ngec,

Rrënojat e shpirtit pluhur vënë
rënkimet tundin tokën tërmet bëjnë
qielli i shpirtit piko pika loti përveluar
jeta përplaset pas murit vuajtje dërrmuar,

Trishtimi puthë sytë e përlotur ,
etja për njëshpres disi e përhumbur
me ethet e zhgenjimit ,trupi digjet flakë
përtej horizontit ,kërko një drit shpëtimi ,

Raliteti gjithmonë është i prekshem,vërtetë
fjala përkëdhel buzën duke shprehur dëshira
vizimi i jetës duhet të jetë shum i saktë
të mos tjetersohesh ,n`një njeri me dy fytyra



S S
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Wed 25 Jun 2014 - 21:25
DREJT EUROPES


Europa hapi një shteg,
rrugën,do ta gjëjmë vet ,
duhet punë, duhet mund,...
jo lavdata të pa fund,


ëndrra jonë sy shqiponjë
në Europë të fluturojmë,
të ndihet shpirti i lirë
kështu ishte ëndrra dëshirë


mëmëdhe, gjuha e shpirtit
po ti je vet drita e diellit
toka jonë, qoftë bekuar
drejtë Europës, hapin lëshuar


Shqipëri, o yll, o dritë
shumë të lodhën ty dedhitë
hiq e shtyj, si të babëzitur
eshtrat ty t`i kanë kërcitur


motra, vllezër t`kombit tim,
kjo është rruga për integrim
duhet të kemi shum pjekuri
të nderojmë nënën Shqipëri


politika pjellë djallzore
kurrë në jetë s`njohu fitore
çdo meritë e ka ky popull ,
shumë i vuajtur, i përlotur.


drejt Europës së bashkuar
hedhim hapa të menduar
shqipëria është një zonjë
me Çamri e me Kosovë....



S S

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 10491217_407095946096308_2696652252026035175_n
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Tue 1 Jul 2014 - 20:57
Message reputation : 100% (1 vote)
Nuk të përulem, ka mbaruar,
asnjë premtim i yti s'hyn dot
në shpirtin tim për ta sunduar,
jemi të huaj, sot edhe mot.
Ti ke harruar që lirinë
s'ia fal mashtrimit kurrsesi
por dhe kështu, vite që s'vijnë
për sytë e tu u bëra fli.
Edhe kështu tek ti pandehja
të gjeja shpirt e shok e short
dhe tërë botën e urreja
që të të desha ty më fort.
Gjith' ato çaste të qëndrimit
tek këmbët tënde, e beson?
Ia kam rrëmbyer frymëzimit
me se po mi zëvendëson?
Nga ndonjë çast mendimbegatë
dhe forc'e shpirtit s'ish çudi
t'i jepje botës një dhuratë
dhe të më jepte pavdekësi.
Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 10342938_680118522041507_3898163283309879563_n
Pse doje pra të më ndërroje
atë kurorë lavdiplotë?
Pse s'qe athere kur premtoje
e tillë siç je bërë sot?
Krenar jam, falmë është e kotë
kërko një tjetër dashuri
për asnjë gjë në këtë botë
nuk mund të rri në skllavëri.
Nën qiell të jugut, në vend tjetër
do të largohem, ndoshta shpejt.
Po jemi njohur pak si tepër
për t'u harruar ashtu krejt.
Që sot do të zë të argëtohem
dhe të betohem paskëtaj,
vetëm do qesh e do gëzohem
dhe për asgjë nuk do të qaj.
Do rrej si djalli sa të dua
si desha, më s'do dashuroj
a mund të dua më një grua
kur sot një engjëll më tradhtoi?
Të vdisja desha dhe të vuaj,
me botën desha të luftoj
që fort të voglën dorën tuaj
i çmendur, të mundja ta shtrëngoj.
Pa të kuptuar dot mashtrimin
ta fala shpirtin mbushur plot
ia njohe këtij shpirti çmimin?
Ia njohe, unë s’të njoha dot!

_Mihail Lermontov.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Tue 1 Jul 2014 - 21:52
Kisha per te ta kthyer nje ndjenje
pa perkthim te poezise
se nje qytet qe quhet Vjene
qenka pak larg dashurise...

Luan_Valikardi
(E.J.K)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Wed 2 Jul 2014 - 0:14
Message reputation : 100% (1 vote)
Ti s'do me kishe dashur,
edhe sikur te isha ajo qe s'jam,
ti s'do me doje,
e te kisha cilesi qe s'i kam.

Ti s'do me kishe dashur,
e nese s'merzitesha kur binte shi,
ti s'do me doje,
as pse s'i dua ditet me diell,gjithsesi.

Ti s'do me kishe dashur,
edhe sikur te kisha me pak fjale,
ti s'do me doje,
e te mos qaja me poezine 'Mall'.

Ti s'do me kishe dashur,
as nese s'degjoja ''How u remind me''
ti s'do me doje,
jo, s'do me doje, s'do me doje ti.

Ti s'do me kishe dashur,
as nese do pelqeja historine e kaloresit,
ti s'do me doje,
e te mos flisja per 'Femrat' e Bukowskit.

Ti s'do me kishe dashur,
e nese te thoja qe vjeshten e urrej,
ti s'do me doje,
e nese mesoja te genjej.

Ti s'do me kishe dashur,
as sikur nga dhimbja te mos strukesha,
ti s'do me doje,
e te mos doja shpesh te zhdukesha.

Ti s'do me kishe dashur,
as sikur t'i besoja fundit ne perralle,
s'do me doje,
as pse perqafimi im vlen sa njemije fjale.

Ti s'do me kishe dashur
e sikur nga asgje te mos frikesohesha,
ti s'do me doje
e sikur per dashurine tende te pergjerohesha.

Ti s'do me kishe dashur
edhe nese s`do doja gjysmen e henes
ti sdo me doje
e te zhdukja malin mes te beres e te thenes.

Ti s'do me kishe dashur
E nuk ke as pse me do
Ti s'do me doje.
nuk do me doje ,jo.

_A. Mucaj.
Anonymous
Vizitor
Vizitor

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Wed 2 Jul 2014 - 22:53
ZHGËNJIM


Rrënqethse është stuhia zhgënjim,
fjala këputet në mes, pa shpresë,
dritaret e horizontit marrin një ngushtim...
rruga pa rrugëdalje në jetën kthesë
, •

Realiteti me sytë e skuqur dhimbje,
troket në portën shpresë pa shpresë
me nota zhgënjimi melodia e trishtë
në mjegullën e mospërfilljes, ngecë,


Rrënojat e shpirtit pluhur vënë rënkimet
tundin tokën tërmet bëjnë qielli i shpirtit
pikon pika loti përvëluar jeta përplaset
pas murit, vuajtje dërrmuar,


Trishtimi puthë sytë e përlotur ,
etja për një shpresë, disi e përhumbur
me ethet e zhgënjimit trupi digjet flakë
përtej horizontit, kërkon një dritë shpëtimi ,


Realiteti gjithmonë është i prekshëm, vërtetë
fjala përkëdhelë buzën duke shprehur dëshira
vijzimi i jetës duhet të jetë shumë i saktë
të mos tjetërsohesh, në njeri me dy fytyra
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Fri 4 Jul 2014 - 13:14
Luanesha e Lumturise se Lashte

Po t'i flasesh dashurise
me dy fjal te Shqiperise,
historjani me i shquar
isht' e do jete i dashuruar...

Luan_Valikardi
(E.J.K)
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Wed 16 Jul 2014 - 18:18
Message reputation : 100% (1 vote)
Më shkruaj si je, prej fillimit deri tani,
je origjinë e pluhur magjie ti.
Ose mos më shkruaj asgjë!
Më dërgo një zarf bosh me shpirtin tënd brenda,
dhe unë do të shkruaj diçka...
Do të përgjigjem kudo që të jem,
e ti gjithmonë do i njohësh shkrimet e mia,
vetëm për ty...

M. Bissotti
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sat 13 Sep 2014 - 23:20
Message reputation : 100% (1 vote)
TRE SHOKËT-ISHËRVE TË MI_Skender Rusi

Mora vesh që edhe sot më keni sharë,
E keni ndotur edhe ajrin jashtë!
O Zot,po juve jeni pak,tepër pak,
Megjithë karriget mezi bëheni gjashtë!

Edhe dielli iku,u fut pas reve,
Që mos dëgjonte ato që për mua thatë!
O Zot,po juve jeni pak,tepër pak,
Me gjithë tavolinën mezi bëheni shtatë!

Ishim shokë si gishtat e një dore,
Edhe hënën për juve e rrëzoja vetë!
O Zot,po juve jeni pak,tepër pak,
Shto dhe urrejtjen,mezi bëheni tetë!

Mora vesh se sot më keni sharë,
Të tre kujtoni se bota u ndreq!
O Zot,cilin të qaj më parë,
Se për secilin prej jush më vjen keq!
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sat 20 Sep 2014 - 0:50
Message reputation : 100% (1 vote)
Te kujtohem ndonjeher ne ditet e tua
Jam une qe dikur te mbaja ne shpirt
Mes fjalesh dhe urrejtjes u njohem atehere
Kur nuk e dija se keshtu lindin dashurite

Te vendosa ne zemer e jet te jepja
Gjithcka per ty beja te shikoja te qete
Dhe falje kerkoja pa bere gabime
Duke mos kuptuar se ishe gabimi vet

Te betohem se kurr nuk do harroj asnje fjale
Kur krenarin time e shkilje me kemb
Do te jap dhe ty Zoti po njesoj dike
Te kuptosh ne menyren tende sa shpirti dhemb

Tashme copat e shpirtit i mblodha me deshire
Dhe ne duar te sigurta i dhash per t'me sheruar
E me shpirt te betohem se jam e lire
Ne ato duar qe me zemer kam dashuruar..!!

Fleta Satka
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Mon 22 Sep 2014 - 0:21
Message reputation : 100% (1 vote)
Po u pame...?!

Ndonjehere dhe po u pame,
As shendet nuk do te themi;
Por mes turmes, siç u ndame,
Ndoshta lot ne sy do t'kemi.

Dhe po e thirra tendin emer,
Do t'ma hedhesh fshehte veshtrimin.
Do t'bej "tak" e jotja zemer,
Ndoshta enderron dhe kthimin.

Ja, qelloi, ne trotuar...
Ndala frymen dhe te prita.
Dhe pa folur, pa u qare,
Ndoshta syte i thane te gjitha.

E po m'pyete: - "Si po shkoj?!"
Do te t'them, s'di te genjej,
"Do t'mundohem te t'harroj,
Vec harresen s'mund ta blej".

V. Papaj
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Sat 11 Oct 2014 - 16:05
Message reputation : 100% (1 vote)
Dashurisë

O perëndeshë e gjithëpushtetshme,
e universit mashkull-femër!
Bëj ç'të duash me veten time,
jam instrumenti yt i verbër.

Në jetë më solle kaq shumë dhimbje,
dhe shqetësime pa mbarim.
Po s'jam ankuar kundër teje,
as me gojë e as me shkrim.

Të jam nënshtruar e të nënshtrohem,
gjersa në botë të jem i gjallë;
Ndën pushtetin tënd të përbotshëm,
më pëlqen të jem skllav.

Ma ktheve gjuhën në përçartje,
më bëre plak me shpirt fëmijë.
Herë më hodhe qefinin krahëve,
herë më ngrite gjer në yje.

Më hidh në zjarr, në det, në ferr!
Më hidh në baltë, më hidh në hon!
Veç të lutem mos më lër...
Në atë vend ku ti mungon!

N. Gjetja
Sponsored content

Shprehni ndjenjat permes poezise.. - Faqe 8 Empty Re: Shprehni ndjenjat permes poezise..

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi