Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Shkoi me pistoletë në zyrat e MPJ, gjykata e mbyll gruan në psikiatri  Empty Shkoi me pistoletë në zyrat e MPJ, gjykata e mbyll gruan në psikiatri

Sun 18 Dec 2011 - 9:58
Shkoi me pistoletë në zyrat e MPJ, gjykata e mbyll gruan në psikiatri  40031_7TIRANE-Gjykata e Tiranës ka vendosur pak ditë më parë të shtrojë në një spital psikiatrik Margarita Zenelajn, e cila u ndalua më datë 06.12.2011 në ambientet e Ministrisë së Jashtme me një pistoletë në çantë.
Sipas vendimit të Gjykatës, mësohet se Zenelaj vuan nga sëmundja psikike e “Psikozës Manjakale” dhe për këtë arsye ajo duhet të shtrohet në një spital. Në vendim thuhet se në datën 06.12.2011, organi i policisë është njoftuar nga punonjësit e Shërbimit të Informacionit të Ministrisë së Jashtme se një qytetare insistonte për të hyrë brenda ambienteve të Ministrisë. Patrulla e Policisë ka shkuar menjëherë dhe ka gjetur Margarita Zenelajn tek dera e Zyrës së Informacionit. Punonjësit e policisë, kanë kontrolluar çantën e saj dhe në të kanë gjetur një armë zjarri pistoletë tip “Parabel” dhe një karikator me tetë fishekë. Në këto kushte, më datë 06.12.2011, ora 16:00, Policia Gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Nr.1 Tiranë, ka kryer arrestimin në flagrancë të Margarita Zenelajt, e cila dyshohet për kryerjen e veprës penale të “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”.

Nga epikriza e lëshuar nga eksperti psikiatër-ligjor Dr. G.M., rezulton se e ndaluara vuan nga sëmundja psikike e “Psikozës Manjakale” dhe për pasojë rekomandohet shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik. Në raport me rëndësinë e faktit, duke mbajtur parasysh kushtet e përgjithshme dhe kriteret e veçanta për caktimin e masave të sigurimit personal, Gjykata çmon të drejtë kërkesën e prokurorisë, duke konkluduar që në rastin konkret ndaj personit nën hetim, Margarita Zenelajt, duhet të caktojë si masë sigurimi personal atë të “shtrimit të përkohshëm në një spital psikiatrik”.

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi