Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

E varrosur e gjallë nga i fejuari, shpëton Empty E varrosur e gjallë nga i fejuari, shpëton

Tue 20 Dec 2011 - 9:28
E varrosur e gjallë nga i fejuari, shpëton 4957627 vjeç ajo, 25 ai, të dy polakë me origjinë dhe me një fëmijë vetëm tre vjeç bashkë. Një çift i lumtur, të paktën në dukje. Të paktën deri kur atij nuk i ka lindur ideja të vriste partneren, nënën e të birit, në një mënyrë të tmerrshme.

Marcin Kasprzak ka goditur dhe imobilizuar Michelina Lewandowska me një pistoletë elektrike taser. Me ndihmën e një miku ka lidhur të fejuarën, e ka mbyllur në një kuti kartoni dhe e ka groposur ende të gjallë në një pyll pranë shtëpisë së tyre në Huddersfield, në Britaninë e Madhe.

Për të patur mundësinë të vepronte lirshëm, Marcin i kishte lënë të ëmës fëmijën, me justifikimin se do të kalonte një natë romantike me të fejuarën. Një plan i studiuar mirë, por jo dhe aq sa për të funksionuar deri në fund. Duke përdorur unazën e fejesës, gruaja është liruar prej shiritit që e pengonte, ka carë kutinë e kartonit dhe ka arritur të dalë pasi ka hequr dhjetë centimetra dhe me të cilin e ishte mbuluar arkivoli i improvizuar.

Tani një juri në Leeds ka shpallur Marcin Kasprzak fajtor për tentativë vrasje. Burri ka shpjeguar se nuk kishte qëllim që të vriste të fejuarën e tij, por vetëm ta trembte.
“Të groposësh një njeri të gjallë ka pasoja evidente - ka argumentuar prokurori – në pak kohë mund të vdesësh për mungesë të oksigjenit”.

Motivi i ngjarjes? “Ajo më mërziste”- ka thënë autori.
Që 15 ditë përpara tentativës së vrasjes, siç tregon Daily Mail, Marcin kishte shkruar single në profilin e tij. plani i tij, për fat të mirë, nuk ka dalë me sukses.

(ar.si/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi