Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi

prej Tue 27 Dec 2011 - 1:53
Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi Kapele-kuzhinieri-150x150Në tryezën e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri
Pjatat e festave që ofrojnë shefat e kuzhinës gjithandej nëpër botë janë shumë larg atyre që jemi mësuar t’i kemi në tryezë. Gjeli thuajse nuk duket gjëkund. Është zëvendësuar nga menyja gourme, që kërkon jo vetëm përbërësit, por edhe fantazinë e shfrenuar. Edhe në Shqipëri, nëse keni paraparë menytë në restorantet ku keni rezervuar për Krishtlindje apo për Vit të Ri, gjërat kanë ndryshuar. Nëse nuk e keni preferuar peshkun më parë, tani e keni thuajse gjithandej. Pas një sorbetoje, është edhe gjeli aty. Nuk e kemi lënë mënjanë recetën e tij, ndryshe nga e përsheshit të përhershëm që në vitet e fundit gatuhet kur t’i teket secilit, pa pritur të vijë fundviti. Atë dhe disa ide të tjera i keni më poshtë. Gëzuar Krishtlindjet dhe meqë këto janë recetat e fundit për këtë vit, edhe Vitin e Ri.
Gjeli i mbushur (ndryshe nga përsheshi)
Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi Christmas-turkeyPërbërësit:
1 gjel i madhësisë që keni zgjedhur
Selino
Karrot
Qepë
Kripë, piper, majdanoz, rozmarinë, hudhër.
Për mbushjen:
Të brendshmet e gjelit
Qepë
Gështenja
Arra
Selino
Ullinj
Kripë, piper, majdanoz
Përgatitja:
Bëjmë gjelin gati për gatim, pra e lajmë, pastrojmë dhe heqim të brendshmet për t’i përdorur te mbushja. E fshijmë me letër kuzhine dhe e kriposim. Përdorim përbërësit e parë të recetës, i fusim brenda gjelit dhe e mbyllim me kunja dhëmbësh. Do të marrë shije më të mirë gjatë pjekjes. E mbulojmë me letër alumini dhe e fusim në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 180 gradë për 1 orë e gjysmë. Më pas e ulim temperaturën në 100 gradë dhe e lëmë edhe për 2 orë. Sidoqoftë, kontrollojeni me sy nëse ka nevojë për më shumë apo më pak.
Për mbushjen kaurdisim së pari në një tigan qepën e grirë hollë, selinon dhe shtojmë të brendshmet e gjelit. Iu shtojmë ujë kur të kenë nevojë dhe lëngun e pjekjes së gjelit. Pasi t’i kenë zierë të gjitha bashkë, shtojmë gjithë përbërësit e tjerë: gështenjat, arrat, ullinjtë dhe e rregullojmë me kripë e piper.
Qofte peshku
Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi Qofte-peshkuPërbërësit:
1kg tul peshku i çdo lloji (mjafton të jetë i pastruar ose mund t’i bëni vetëm me midhje)
qepë 1 kokërr
hudhër një kokërr
majdanoz, kopër
selino
krip, piper
vezë, 2 kokrra
miell, bukë e bluar
Përgatitja:
Zieni tulin e peshkut dhe përziejeni me hudhrat e grira në rende, qepën e grirë në rende dhe të gjitha erëzat. Shtoni vezët, miellin me sy, bukën e bluar dhe punojeni fort masën (është e njëjta procedurë si me qoftet e mishit) pasi masa të jetë lidhur,
formoni topa të vegjël sa një kokërr arrë, lyejeni me bukë të bluar dhe hidhini të skuqen në vaj të nxehte në një zjarr mesatar, bëni kujdes që të piqen në brendësi. Kjo mund të jetë një pjatë mesi në tavolinën e festës.
Levrek me kos
Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi Fileto-peshkuPërbërësit:
400 gr levrek
100 ml kos
Krip, piper, vaj ulliri, limon
Përgatitja:
Filetojmë levrekun, e pastrojmë dhe e marinojmë me kripë, limon, piper dhe e lëmë 15 minuta. E filetojmë sërish fileton në feta sa më të holla, pa e prishur (ju nevojitet një thikë me teh të hollë) dhe e vendosim në një pjatë të cekët ose pjatancë. Përgatisim një salcë me kosin, vajin dhe limonin. I hedhim të tre përbërësit në një enë dhe i rrahim fort deri sa të bëhet një masë e lëngshme, por jo shumë e hollë. E hedhim mbi filetot e holla të levrekut.
Për ta dhuruar (ose marrë si dhuratë)
Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi Vera-dhurate-150x150Soemlierja më e mirë e përzgjedhur në Itali për vitin 2010, këshillon 4 emra verërash që mund të çoni dhuratë te miqtë apo të afërmit. Për këtë vit mund të jetë një “Tommasi Amarone di Valpollicella” e vitit 2007 ose një “Primitivo” e Manduriës, ajo që është konsideruar si një aventurë pasioni, ndjesish e shqisash. Ndërsa nëse e doni të ëmbël, mund të jetë “Passito di Pantelleria Ben Rye” dhe një “Merlino” i 2008-s, “Pojer Sandri”, që është thuajse një liker që mund të shoqërojë të ëmblat dhe kafen.
Dy mënyra se si të servirni antipastat e mesit
1. Sallatë ruse e dekoruar me proshutë dhe kastravecë turshi
2. Brusketa me salcë djathi, proshutë, majdanoz, domate qershi dhe ullinj të bërë në formë nuse pashke
Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi Servirje-1-150x150Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi Servirje-150x150


Të gjitha rrugët të çojnë te frigoriferi Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi