Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

21 dhjetor 2012, kur mungon 1 vit nga...fundi i botes Empty 21 dhjetor 2012, kur mungon 1 vit nga...fundi i botes

Fri 30 Dec 2011 - 15:27
21 dhjetor 2012, kur mungon 1 vit nga...fundi i botes Sitemgr_photo_4093Në Meksikë, në zonën e Mayave, kanë nisur përgatitjet për Apokalipsin, në emër të profecisë së vjetër

21 dhjetor 2012: ekzaktësisht, si sot një vit më pas, vjen fundi i botës, sipas parashikimeve të bëra nga fisi Maya. Teksa disa teoricienë të Apokalipsit përgatiten dhe sugjerojnë mundësi mbijetese (e kujt do t’i hyjnë në punë, nëse bota përmbyset vërtet), populli që jeton në jug-lindje të Meksikës, zemër e territorit të Mayave, ka programuar festime përgjatë një viti, me synimin edhe për të siguruar sa më shumë fitime.
Kështu, agjencia e turizmit meksikan parashikon të tërheqë përgjatë vitit të ardhshëm 52 milionë vizitues, vetëm në 5 shteteve më të mbushur me pasurinë e Mayave. Meksika, në total, parashikon të tërheqë vetëm 22 milionë të huaj, vetëm duke “shitur” datën 21 dhjetor 2012. Megjithatë, autoritetet arkeologjike meksikane thonë se referimi i 2012-s te lapidari i 1300 jetëve më parë shënon vetëm fundin e një cikli të kalendarit Maya dhe populli i famshëm antik s’ka folur kurrë për apokalips. “Bota s’do të përfundojë. Bëhet fjalë për një epokë”, ka deklaruar Yeanet Zaldo, një zëdhënës i turizmit në shtetin karaibik të Quintana Roo.
Gjithsesi, qyteti dhe vendet e zonës së Mayave kanë nisur “count-down”-in që do të zgjasë një vit, duke filluar nga sot. Qyteti i Tapachulas, në kufi me Guetamalan, ka ngritur një orë dixhitale 2.5 metra të lartë në parkun kryesor, vetëm për të nisur numërimin mbrapsht, deri në datën e fiks pas një viti. Mes riteve të shumta tradicionale do të mbahen edhe rreth 500 evenimente, si festivale me kërcime e muzikë, apo “workshop”-e me temën e Mayave gjatë të gjithë vitit në jug të Meksikës.

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi