Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Nita
Nita
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Gjermania
 <b>Mosha</b> Mosha : 33
<b>Postime</b> Postime : 1124
<b>Hobi</b> Hobi : none
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : USA
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010

Yndyrnat dhe roli i tyre në ushqyerjen tonë Empty Yndyrnat dhe roli i tyre në ushqyerjen tonë

Sun 24 Jan 2010 - 21:24
Në kohën që jetojmë e cila më të shumtën e herëve dominohet nga ritmet e shpejtë të jetës dhe ankthet e përditshme, është shumë e lehtë që të largohemi nga ushqyerja e shëndetshme dhe programi ynë i rregullt. Yndyrnat janë një burim i nevojshëm energjie për zhvillimin fizik dhe mendor. Megjithatë, nuk duhet të harrojmë se konsumi i tepruar, drejton në akumulimin e yndyrnave në pjesë të ndryshme të trupit. Nivelet e larta të yndyrnave në organizëm lidhen me një sere problemesh serioze shëndetësore, si ato të zemrës, diabetit dhe kancerit. Këto yndyrna gjenden tek mishrat e majmë, sallamrat, dhe produktet bulmetore. Prandaj mire është që të shmangni konsumin e yndyrnave te saturuara dhe të preferoni ato të pasaturuara.

Të saturuara

Yndyrnat e pashëndetshme dhe vajrat e shumtë rrisin kolisterolin dhe rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kardiovaskulare. Yndyrnat e pashëndetshme (të saturuarat), mund t’i gjejmë te gjalpi, pjesët yndyrore të mishit, ëmbëlsirat, ushqimet e gatshme, gjithashtu edhe tek yndyrnat trans që i janë nënshtruar përpunimit me qëllim që të jenë të ngurta/forta, si për shembull ëmbëlsirat dhe biskotat.

Të pasaturuara

Yndyrnat e shëndetshme ndihmojnë në funksionimin normal të zemrës por edhe në mirëmbajtjen e përgjithshme të organizmit tone. Yndyrnat e shëndetshme (të pasaturuara), gjenden kryesisht tek frutat, perimet, arrat, vaji i ullirit, peshqit (sardelet, salmoni) dhe frutat e thata…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi