Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Cilat sëmundje paracaktohen në barkun e nënës  Empty Cilat sëmundje paracaktohen në barkun e nënës

Sat 7 Jan 2012 - 17:51
Cilat sëmundje paracaktohen në barkun e nënës  Woman-pregnant-7-200x200Sipas studimit të ri të bërë nga Fakulteti i Mjekësisë në Warwick, rreziku për zhvillimin e diabetit, obezitetit (mbipeshës) dhe sëmundjeve të zemrës pjesërisht paracaktohen gjersa fryti është ende në barkun e nënës. Gratë shtatzëna të cilat e përmirësojnë dietën e tyre dhe e rrisin sasinë e vitaminave në ushqimin e tyre mund ta ulin rrezikshmërinë për zhvillimin e këtyre çrregullimeve tek fëmija i tyre në të ardhmen. Hulumtimi i këtij fakulteti ka analizuar gratë shtatzëna dhe ka përcjell zhvillimin e foshnjave të tyre. “Ne kemi gjetur se nënat që kanë pasur nivele të ulëta të vitaminës B12 kanë lindur foshnja me tipare që sugjerojnë zhvillimin e diabetit dhe sëmundjeve të zemrës menjëherë pas lindjes deri në moshën gjashtë vjeçare”, thonë hulumtuesit nga ky institucion. “Ne besojmë se vitaminat në dietën e femrave shtatzëna në masë të madhe ndikojnë në mënyrën se si ADN (baza gjenetike) e tyre do të funksionoj, si dhe pjesërisht e përcaktojnë nëse në të ardhmen personi i lindur a do të anoj kah obeziteti (mbipesha). Pra, faza shumë e hershme, “in utero” (në barkun e nënës) mund të jetë e rëndësisë së madhe për shëndetin e individëve në të ardhmen” Hulumtimi i Warwick-ut në fakt ka gjetur se mungesa e balancës së këtyre vitaminave në qelizat yndyrore, në masë të madhe ndikon në mënyrën se si këto qeliza e shfrytëzojnë energjinë. Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi