Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Berisha nga Parisi: Interes i madh për Shqipërinë Empty Berisha nga Parisi: Interes i madh për Shqipërinë

Sat 7 Jan 2012 - 19:16
Paris, 7 janar 2012, NOA – Nga Parisi ku u mbyll Seminari dyditor “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”, kryeministri Sali Berisha deklaroi se interesi për Shqipërinë dhe vlerësimi për suksesin e saj ekonomik po bëhet gjithnjë e më i madh.

Kryetari i Qeverisë mori pjesë mesditën e të premtes në pritjen e organizuar në Pallatin Presidencial Elysee nga Presidenti francez Nicolas Sarkozy për nder të personaliteteve pjesëmarrës në seminarin “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi”.

Më herët, Kryeministri Berisha ndoqi punimet e ditës së dytë të Seminarit, i cili u mbyll nga Kryeministri italian, Mario Monti.

Në seminar u diskutua për modelet e reja të rritjes ekonomike, për fuqitë e reja ekonomike në botë dhe mbi vlerat e reja që duhet të ketë bota pas krizës ekonomike e financiare, si dhe mbi rolin e Evropës në ekuilibrat e rinj ndërkombëtarë.

Në prononcimin e tij të bërë publik në faqen zyrtare të qeverisë, kryeministri Berisha e cilësoi pritjen nga Presidenti Sarkozy shumë miqësore.

“Konferenca me temën “Bota e Re 2012: Rritje, Ndryshim, Risi” u mbyll me një fjalë të shkëlqyer të Presidentit Sarkozy, një analizë e situatës aktuale në Evropë dhe në botë, si dhe mendimet, sugjerimet e qeverisë franceze për vizionin e Presidentit për një Evropë të rithemeluar mbi bazën e disa parimeve të tjera. Ishte një pritje miqësore dhe bujare që Presidenti Sarkozy e shtroi për pjesëmarrësit në këtë konferencë. Në të merrnin pjesë dymbëdhjetë kryeministra, ministra Financash dhe personalitete nga vende të ndryshme, të cilët ishin të pranishëm në dy ditë debate, ndër më interesantet”, theksoi kryeministri.

Shefi i qeverisë tha se pjesëmarrja në këtë seminar ishte një rast jashtëzakonisht i veçantë për Shqipërinë, vlerësimi për suksesin e ekonomik të së cilës po bëhet gjithnjë e më i madh.

“Unë shfrytëzoj rastin të falënderoj shumë përzemërsisht ministrin Besson për ftesën që më bëri dhe të gjithë hapësirën që m’u krijua në këtë konferencë, Kryeministrin Fillon për përzemërsinë që dëshmoi dje ndaj meje në hapjen e konferencës, Presidenti Nikola Sarkozy për pritjen e shkëlqyer që rezervoi ndaj të gjithë të ftuarve, ndaj kryeministrave”, nënvizoi kryeministri, duke shtuar se kishte shkëmbyer mendime edhe me kryeministrin italian Mario Monti.

mit/NOA
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi