Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

TDR-TB dhe “kurthi” i vdekjes  Empty TDR-TB dhe “kurthi” i vdekjes

Sun 15 Jan 2012 - 23:10
TDR-TB dhe “kurthi” i vdekjes  Bakteri1-200x150India është vendi që regjistron numrin më të lartë të rasteve të tuberkulozit në botë, sëmundje që shkakton jo pak, por 1 mijë të vdekur cdo ditë në vendin e madh aziatik. Por sikur të mos mjaftonte kjo, në javët e fundit, mjekët dhe shkencëtarët kanë zbuluar një variant të ri të bakterit që shkakton këtë sëmundje. Bëhet fjalë për TDR-TB, bakter i aftë t’i rezistojë të gjitha llojëve farmaceutike të njohura që luftojnë tuberkulozin. Pikërisht për këtë ai është emërtuar me TDR (totally drug resistant), e përkhtyer në shqip, rezistent ndaj të gjitha barnave farmaceutike që luftojnë tuberkulozin. Me këtë bakter janë diagnostikuar deri më tani të paktën 12 persona në Mumbai. Mjekët indian thonë se bakteri u reziston si barnave të quajtura “barna të linjës së parë”, sic janë rifampicina dhe isoniacidi, por edhe barnave më të forta të linjës së dytë. Kjo, thotë Zarir Uduadia nga Hinduja National Spital, e bën faktikisht bakterin vdekjeprurës, pa kurë. Tre prej personave të diagonstikuar me këtë sëmundje kanë vdekur, ndërkohë që tek nëntë rastet e tjera të identifikuara, gjendja shëndetësore e tyre sa vjen e përkeqësohet. /albeu/ Burimi i lajmit: /rtvfan.net/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi