Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Në Egjipt zbulohet varri 1 100-vjeçar i këngëtares Empty Në Egjipt zbulohet varri 1 100-vjeçar i këngëtares

Wed 18 Jan 2012 - 18:47
Në Egjipt zbulohet varri 1 100-vjeçar i këngëtares 50427KAJRO- Në Luginën e Mbretërve në Egjipt është zbuluar një varr rreth 1 100-vjeçar që i përket dinastive të vjetra egjiptiane.

Varri i një gruaje ku besohet të jetë varrosur Nehmesh Bastet apo Nani, këngëtarja e perëndisë Amon Ra, është zbuluar nga arkeologët egjiptianë në bashkëpunim me kolegët e tyre zviceranë, ka thënë Mansur Boraik, zyrtar i ministrisë përkatëse egjiptiane.

Emri i këngëtares nënkupton besimin se ajo ka qenë e mbrojtur nga Bastet. Boraik i ka thënë agjencisë së lajmeve AP se sarkofagu i Nani është zbuluar në gjendje të mirë.

"Nuk kemi kërkuar varre të reja, por ky varr ka qenë fare pranë atij që është zbuluar para 100 vjetësh", Elena Polin-Grott nga Universiteti i Bazelit, që është përgjegjëse për hulumtimet në këtë lokalitet.

Në bazë të sendeve që janë zbuluar në varr , ekspertët kanë arritur në përfundim se kjo grua ka kënduar në haremin Karnak.
(el.me/BalkanWeb)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi