Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Sumeret dhe historia e tyre Empty Sumeret dhe historia e tyre

Fri 20 Jan 2012 - 2:30
Sumeret dhe historia e tyre ClaySumer do te thote “Toka e Lordeve dhe e Diellit”… “Toka e Lordeve te Shkelqimit”

Historia e sumereve perfshin periudhat prehistorike Ubaid dhe Uruk qe daton nga mijevjecari i 5-te deri ne mijevjecarin e 3-te para eres sone dhe perfundon me rrenimin e saj gjate dinastise se trete Ur rreth vitit 2004 para eres sone.

Me pas fillon nje periudhe tranzicioni ne shtetet Amorite, perpara lulezimit te Babilonise ne shekullin e XVIII para eres sone. Sumeret ishin nje nga shoqerite urbane me te hershme ne bote, ne Mesopotamine jugore, me shume se 5000 vjet me pare.

Vendbanimi i pare ne Mesopotamine jugore ishte Eridu. Sumeret pretendonin se qyteterimi i tyre u themelua dhe lulezoi ne qytetin Eridu nga Zoti i tyre Enki, ose nga keshilluesi i tyre.

Sumeret u perhapen ne Mesopotamine jugore sepse ata kishin zhvilluar nje organizim shoqeror dhe teknologji qe i ndihmoi ata te perparonin ne kontrollin e ujit si dhe per te mbijetuar ne nje mjedis te veshtire. Per shkak te vendndodhjes se tyre ne lugine lumore, ata kishin zhvilluar nje sistem ujitjeje perfekt.

Shume artifakte por edhe koloni te ketij qyteterimi Uruk jane gjetur ne nje zone te gjere qe nga pjesa perendimore e detit Mesdhe, ne malet Taurus ne Turqi dhe deri ne lindjen e mesme e ne Iranin qendror.

Ata zhvilluan nje sistem shkrimi ne forme pyke i cili ndikoi ne stilin e shkrimeve ne te njejten zone per me shume se 3000 vjet. Si rrjedhoje, te gjitha keto lloje shkrimesh te ndryshme qe jane logofonetike, bashketingellore alfabetike dhe sisteme sillabe, u bene te njohura si shkrimi ‘kuneiform’.

Nje tjeter fakt interesant per sumeret po ashtu edhe per sistemin kuneiform eshte qe sistemi numerik eshte edhe dhjetor (me baze 10) edhe gjashte-dhjetor (me baze 60). Kjo do te thote se ka sisteme te vecanta per secilin nga bazat.

Duke qene se shtriheshin pergjate lumit Eufrat, sumeret shquheshin edhe per bujqesi dhe tregeti.

Astronomia sumere ishte primitive ne krahasim me standartet e mevonshme babilonase. Pllakat argjilore babilonase qe ne kemi sot dhe na sherbejne si fakte historike, datojne qe nga periudha e qyteterimit te dikurshem ne Mesopotami. Ne to eshte regjistruar eklipsi diellor me i hershem i cili eshte pare ne Ugarit ne 3 maj 1375 para eres sone.

Astronomet njihnin dhe regjistronin yjet me te shndritshem, te pershkruara si yjesia zodiakale dhe kishin vezhguar levizjet e pese planeteve te dukshem (Merkuri, Venus, Mars, Jupiter dhe Saturn) si dhe te Diellit dhe te Henes.

Kalendari Henor ishte i sinkronizuar me vitin diellor, me stinet, duke shtuar nje muaj te brishte cdo kater vjet.
Sumeret e Babilonise ishin ndoshta te paret qe ndertuan nje calendar. Ata perdoren fazat e henes, duke numeruar 12 muaj henore te cilet perbenin nje vit. Per te bere diferencen midis vitit henor dhe vitin e stineve ata shtuan nje muaj tjeter ne kalendar, cdo kater vjet.

Egjiptianet e hershem, greket dhe semitiket kopjuan kete kalendar. Me vone egjiptianet pershtaten nje kalendar qe korrespondon pothuaj saktesisht me stinet.

(O.C/ infoalbania)
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi