Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Feja tek shqiptarët gjatë shekullit XIX

prej Fri 20 Jan 2012 - 2:43
Feja tek shqiptarët gjatë shekullit XIX Main.php?g2_view=coreGjatë shekullit XIX-të , popullsia myslimane e Vilajetit të Kosovës përbënte 52% , duke u bazuar nga vjetarët statistikor turk të viteve 1896-1900 , sipas të cilëve popullsia e përgjithshme e Vilajetit të Kosovës ishte 1.066.891 frymë, një shifër të përafërt të numrit të përgjithshëm të banorëve të Vilajetit të Kosovës e japin edhe burimet gjermane të vitit 1891.1

Sa i përket jetës së shqiptarëve të islamizuar , shkalla e mbajtjes së fesë islame ndryshonte nga një krahinë te tjetra si në Kosovë ashtu edhe në viset tjera shqiptare që ishin në kuadër të P. Osmane.2
Në këtë aspekt këto ndryshime mund të vëreheshin edhe nga një familje në tjetrën, nga një brez në tjetrin, kishte edhe elemente të popullatës të konfesionit islam që ishin të lidhur edhe me sektet mistike ,por kishte edhe që nuk lidheshin me këto sekte.

Kur flasim për islamizmin në Vilajetin e Kosovës , në këtë kuadër duhet përmendur se përhapeshin edhe sekte që ishin brenda islamit .Në Kosovë p.sh; kemi si sekte më të përhapura Halvetinjve, sektin e Kadirisë, Sadie dhe Rifaije. Të gjitha këto sekte zunë të përhapeshin në Kosovë nga fundi i shekullit XVIII dhe fillimi i shekullit XIX.3

Ndërsa Bektashizmi u paraqitë si një tarikat me doktrine shumë sinkretike, me një tërësi praktikash të cilat evoluan sipas periudhave dhe krahinave, dhe qe thellësisht heterodoks P.sh ; kur përmenden praktikat zakonisht bektashinjtë nuk bënin pesë lutje si i bënin pjestarët islam të sektit sunit , nuk shkojnë në xhami, përdornin edhe alkoolin si pije , gjë të cilën nuk e bënin pjesëtarët e sunitëve mysliman. Edhe pse në disa qendra urbane hasim edhe të atillë që shkojnë në xhami.

Toleranca fetare që mbretëronte në mes konfesioneve të ndryshme fetare te shqiptarët kishte krijuar truall të përshtatshëm dhe të favorshëm për përhapjen e bektashizmit.4

Pas reformave të vitit 1839 që bëri P.Osmane reforma këto me të cilat u bë identifikimi i kombit me fe , në sipërfaqe doli gjatë kësaj periudhe edhe një faktorë gjuhësor mileti që shfaqte prirjen e identifikimit të dy cilësive thelbësisht të ndryshme asaj të besimit dhe të kombësisë.5

Qeveria turke i klasifikonte ata që i sundonte jo simbas kombësisë, por sipas fesë, një grup homogjen fetar quhej milet ose një komb, kështu myslimanët formuan miletin e islamit, ortodokset formuan miletin grek etj.6

Kjo ndikoi negativisht dhe i dëmtonte shumë shqiptarët meqenëse ata i takonin tri konfesioneve fetare.
Njësimi i kombësisë me besimin i shtyri disa priftërinjë ortodoks në Shqipëri ta vinin helenizmin dhe bashkimin me Greqinë mbi interesat kombëtare pavarësinë nga P.Osmane.7

Sa i takon Historisë së Kishës Ungjillore Protestante në Shqipëri, zë fill më 18 Tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarë në qytetin e Manastirit. Këta misionarë fisnikë krijuan aty Bashkësinë e parë Ungjillore. Ndër anëtaret e parë të Bashkësisë Ungjillore të Manastirit, ishte edhe Gjerasim Qiriazi i cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883 niste për ne Shqipërisë, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e Korçës, ku predikimet e para i bëri në Mësonjëtoren Shqipe, më 3 Maj 1890, duke pasur si pikësynim zgjimin e popullit të tij, si një misionar atdhetar. Predikimin e Fjalës së Krishtit, ai e quante vërtetë një detyrë patriotike.
Konstandin Kristoforidhi gjatë kësaj Kohe në vitin 1872 do të botonte në gjuhën shqipe me shkronja latine Dhiatën e re në dialektin e gegrishtes në Stamboll (Konstandinopoj).8

Gjerasimi dhe e motra Sevastia çelen në Korçë shkollën e vashave më 23 Tetor 1891. Kishte gjithsej tri vajza. Më pas, duke thyer luftën që Patrikana i bënte shkollës dhe Gjerasimit, numri i vashave në shkollë u shtua. Të shumta kanë qenë vashat që mbaruan shkollën e Qiriazit.Me 14 Nëntor 1892 u themelua bashkësia "Vëllazëria Ungjillore" në të cilën bënte pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V. Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P. N. Luarasi.Kjo shoqëri ungjillore pati dhe organin e saj që u quajt “Letra e Vëllazërise”, numri i parë i së cilës u botua në Korçe në nëntor të vitit 1892.9

Shqiptarët janë dalluar në shekuj për një tolerancë unike ndërfetare gjë cila ka lidhje edhe me vete historinë e pranisë dhe bashkëjetesës së besimeve të ndryshme fetare në trojet e populluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes së krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me anë të "vijës së Teodosit" që kalon diku mes lumenjve Shkumbin dhe Mat të Shqipërisë ashtu edhe si pasoje e përqafimit të islamit kryesisht për ti u rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke në fund të shekullit XVIII dhe XIX.Shqiptaret kanë qenë tolerante dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare. Mark Milani, kryeministër i Malit të Zi pohon se "sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katoliket kundër myslimaneve apo anasjelltas e kishim betejën e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë". Ekzistencën e tolerancës fetare e vunë re edhe fashistet italiane të cilët hartuan një strategji për ta ruajtur këtë ekuilibër sa që katoliket e ndjenë veten si të lëne pas dorë.10

Shqiptarët, të cilët jetojnë në Shqipëri, Kosovë si dhe në Maqedoni, Mal të Zi dhe në Greqi si pjesë të ndara të unitetit kombëtar dhe në diasporë si emigrantë dhe kurbetçinj, janë një popull ku zënë vend dy fetë më të mëdha monoteiste, Islami dhe Krishterizmi (Katolicizmi dhe Ortodoksizmi). Si në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX shqiptarët, ku pjesën dërmuese të tyre në të katër vilajetet, i Shkodrës, i Kosovës, i Manastirit dhe i Janinës, e kanë përbërë muslimanët me 1.305.080 frymë, katolikët me 109.592 frymë dhe ortodoksët me 232.020 frymë, kështu edhe sot shqiptarët përbëhen prej muslimanëve me 70 %, katolikëve me 10 % dhe prej ortodoksëve me 20 %, ku pjesën dërmuese të tyre e përbëjnë të parët.

Përgatiti : Arbër Berisha (Autori vijon Studimet Pasdiplomike Master Histori Koha e Re Universiteti Prishtinës)

Fusnotat
1 Kristaq Prifti, “Popullsia muslimane Shqiptare në Ballkan në fund të shek.XIX dhe Fillim të shekullit XX “, Simpozium ndërkombëtar,”Feja ,Kultura Dhe Tradita Islame Ndër Shqiptarë ,Prishtinë,1995 ,fq 154
2 Nathalie Clayer “Në Fillimet e nacionalizmit shqiptarë “ Tiranë ,2009 ,fq 42
3 Ibid,fq.43
4 Stefanaq Pollo , “Tipare të bektashizmit të shqiptarëve gjatë rilindjes” ,Simpozium ndërkombëtar ,Feja dhe Tradita islame ndër shqiptarë, Prishtinë ,1995 ,fq 217.
5 Edwin Jaques, “ Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme “ ,Tiranë,1995 ,fq 232
6 Jacob Gouild Schurman “Luftrat Ballkanike “ ,Tiranë ,2006 , fq, 39
7 Edwin Jaques , “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme “ Op.Cit.fq 233
8 Arben Llalla “Revista Albanica” Mujore Nr 89 Maj 2009,fq 77
9 http://sq.wikipedia.org/wiki/Feja_n%C3%AB_trevat_shqiptare
10 Ibid.fq.78


Feja tek shqiptarët gjatë shekullit XIX Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi