Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Më mirë qejfli apo I korrupuar???

prej Sat 6 Mar 2010 - 1:19
Në Shqipërinë e paradokseve dhe skandeleve jemi të gjithë prezentë. Jemi të gjithë të infiltruar në rrjetin e shfrytëzimit, pavarësisht se ndahen në rolin e viktimës dhe në rolin e shfrytëzuesit. Të gjithë jemi prezentë të realitetit, pavarësisht mënyrës se si ai zbulohet. Pas vellos së seriozitetit dhe staturës prestigjoze që na paraqesin personat me rëndësi, brenda tyre fshihet një normalitet njerëzor dhe madje një shpërfytyrim intelektual. Rasti I Ylli Pangos është ai që po bën të gumëzhijnë baret, por kjo nënkutpon se është skandali më I fundit, I cili ka zënë vëmendjen e njerëzve. Nën mjerimin dhe hallet më qesharake të kohëve moderne, opinioni publik duket se ka arritur nga e keqja, deri në pikën që të bëjë diferencime. Duhet të jemi realistë që hija e dyshimeve për korrupsion prek çdo person me një detyrë të rëndësishme, pa I paragjykuar të gjithë. Madje, opinioni publik në disa raste ka pranuar që të ketë korrupsion, duke e cilësuar si diçka të panshmangshme, por ka vlerësuar disa individë për shkak të punës që kanë bërë. Të gjithë kemi degjuar njerëz, zakonisht jo të shtresave të larta intelektuale, por që kanë të drejtën e votës, të deklarojnë që x drejtues nuk ka rëndësi nëse vjedh, rëndësi ka që ai punon. Por duhet pranuar se ky diferencim bëhet vetëm sepse kemi dy lloje drejtuesish. Ata që abuzojnë tmerrësisht shumë dhe ata që abuzojnë me më shumë inteligjencë, duke I mbuluar aferat e tyre, me punë që bien në sy. Por, ditët e fundit, një tjetër lloj abuzimi ra në vëmendjen tonë dhe pikërisht ai I ish ministrit Pango. A është e drejtë që opinoni publik të krahasojë një drejtues të korruptuar me një drejtues qejfli???


Më mirë qejfli apo I korrupuar??? Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Vigani
Vigani
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 105
<b>Postime</b> Postime : 3582
<b>Hobi</b> Hobi : Muzika
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com

default Re: Më mirë qejfli apo I korrupuar???

prej Sat 6 Mar 2010 - 14:01
per mua asnjera nuk eshte e ndershme,po te jesh i korruptuar dihet deri ku arrin,edhe qejfli ka 1 mije akuza dhe amoralitet,me mire se njeri i thjesht pa keto tipare nuk ka,



Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi