Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Protestë kundër vetvetes

prej Sat 4 Feb 2012 - 17:48
Protestë kundër vetvetes  Universitet-politeknikuZef Preçi - Ndërsa kaloja në Rrugën e Durrësit në Tiranë, përpara dy ditësh, pata rastin të sodis protestën e një grupi të vogël, por zhurmëmadh, studentësh përpara hyrjes së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës nën moton “Universiteti në Rrezik”.

Ndonëse e përsëritur edhe më parë, gjatë 5-6 muajve të fundit, kjo protestë, në thelb, përmbante tri kërkesa kryesore. E para kishte të bënte me pengimin e ndryshimeve të pritshme në ligjin për arsimin e lartë, sipas të cilave, pritet që fondet publike të mund të përdoren për të stimuluar studentët më të mirë edhe në universitetet jopublike.

Së dyti, studentët protestues kërkonin heqjen e stazhit si periudhë e papaguar ose pagimin e tij, detyrim ky i parashikuar në “Ligjin për Profesionet e Rregulluara”. Ndërsa kërkesa e tretë ishte “anulimi i nenit 36 të ligjit për arsimin e lartë, sipas të cilit mbrojtja e gjuhës angleze është kusht për diplomimin në nivel master dhe doktoraturë”. Le t’i analizojmë shkurtimisht këto kërkesa.

Përdorimi i parave publike edhe në universitetet private është një praktikë e njohur dhe rezultative që e zbaton gjithë bota e sotme perëndimore për nxitjen dhe mbështetjen e elitës studentore, si dhe në mundësimin e shkollimit të cilitdo që aspiron për dije e kulturë, pavarësisht statusit social dhe faktit se ku shkollohet - në universitete publike apo jopublike. Kjo jo se shteti duhet të përdorë paratë publike për të shëndoshur ndonjë pronar privat, sepse kudo në perëndim mirëpërdorimi i taksave është ndër shqetësimet kryesore të partive politike, vetë institucioneve publike, si dhe qytetarëve taksapagues, duke përfshirë edhe studentët bashkëmoshatarë të protestuesve tanë… E përderisa është një ligj në përgatitje e sipër, studentët dhe jo vetëm ata, mund dhe duhet të kërkonin që procesi të jetë sa më transparent, që të ketë pjesëmarrje të ekspertëve dhe të debatohet sa më gjerë rreth tij, që të sillen përvojat e mira botërore, që të shfrytëzohet momenti i përgatitjes së ligjit për të “skanuar” edhe efektet pozitive dhe negative të hapjes dhe masivizimit të shënuar dhe aq problematik në arsimin tonë universitar, etj.

Kërkesa tjetër ishte heqja e stazhit apo pagimi i tij. Për shumë qytetarë shqiptarë, sidomos atyre që kanë qenë ose janë në pozicionin e drejtuesit në institucionet shtetërore sapo në sipërmarrjet private, nuk mund të mos ju ketë rënë në sy se një pjesë e mirë e të porsadiplomuarve nuk kanë as shprehitë minimale praktike, janë tepër skolastikë dhe shumë herë dijet e tyre nuk gjejnë terren edhe për shkak të mungesës së përvojës minimale që duhet të fitojë bashkë me shkollimin cilido që diplomohet. Aq më tepër, në profesionet e rregulluara. D.m.th nëse duhej protestuar, duhej protestuar për shndërrimin në mjaft raste të shkollimit në qëllim në vetvete, në marrjen e diplomave pa plotësuar minimumin e prezencës fizike në auditorë dhe pa kaluar testet minimale të nevojshme të dijes në fushën e dhënë, në shndërrimin e ndonjë shkolle universitare të licencuar nga qeveria në një “fabrikë diplomash” që fare pak dallon nga një “fabrikë kartoni” deri në kufijtë e qesharakes… D.m.th të rinjtë shkollarë që protestonin pardje mund të protestonin fare mirë për deformimin që diplomat e fituara pa mund dhe pa djersë sot i bëjnë tregut të punës nesër, që shumica e të diplomuarve shkojnë në shkollë pa pasur asnjë ide a perceptim për prirjet e tregut të punës dhe për këtë askush nuk mund t’i ndihmojë që të orientohen sot në shkollë dhe për pasojë nuk do të dinë as të orientohen nesër në jetë. Ata mund të kërkonin që qeveria të detyrojë institucionet dhe bizneset t’i pranojnë të porsadiplomuarit kundrejt ndonjë përfitimi modest (siç ka premtuar p.sh. kohët e fundit Bashkia e Tiranës) në periudhën e stazhit që të fitojnë përvojën minimale për të konkurruar nesër në tregun e punës…

Kërkesa e fundit: heqja e provimit të gjuhës angleze. Ishte tepër groteske të shihje një 20-vjeçar që mbante në krah një parullë të madhe në të cilën ishte shkruar: “Poshtë TEOFL” (provimi standard mbi aftësitë e përdorimit të gjuhës angleze si një gjuhë e huaj) dhe të tjerët që brohorisnin në kor përreth tij përmbajtjen e kësaj parulle... Unë besoj se në Shqipërinë e 2012-s janë në pakicë ata njerëz që nuk e dinë se në botën që na rrethon, gjuha angleze flitet nga më shumë se 600 milionë njerëz si gjuhë amtare dhe shumë më tepër se kaq si gjuhë e huaj; se ajo është gjuha e shkencës, turizmit, tregtisë, financave, kulturës, diplomacisë, etj.; se flitet në 12 vende të botës që janë në “vijën e parë” për zhvillimin, shkencën dhe dijen (SHBA, Britani e Madhe, Kanada, Australi, ish-kolonitë britanike etj.); se shumica e botimeve dhe punimeve shkencore prestigjioze në mbarë botën janë në këtë gjuhë; se filmat, televizioni, aviacioni, etj., nuk do të kishin kuptim pa këtë gjuhë; se kjo gjuhë ka fjalorin më të gjerë e më të pasur ndër gjithë gjuhët e rëndësishme të botës së sotme (më shumë se 460 mijë fjalë); se në mënyrë të ngadalshme anglishtja mund të mësohet për dy vjet, me një kurs intensiv për gjashtë muaj dhe se për bazat e saj mjaftojnë vetëm për 250 orë punë… Personalisht e kam mirëpritur përcaktimin e gjuhës angleze si të detyrueshme për cilindo njeri që pretendon të futet në rrugën e shkencës (që kërkon të fitojë gradën Master apo Doktor Shkencash) dhe do të bashkohesha me protestuesit publikisht nëse do të kërkonin që krahas kësaj gjuhe të përcaktohej si e detyrueshme edhe ndonjë gjuhë tjetër e Europës ku duam të shkojmë p.sh. gjermanishtja. Sepse nuk kanë kaluar shumë vite – vetëm dy dekada, nga periudha kur për të blerë tekstet me mësim të gjuhës angleze brezit të mëparshëm i duhej autorizim i posaçëm nga institucionet e shtetit me shënimin “për nevoja të vendit të punës”…

Në këtë kuptim, kjo protestë tingëllon qesharake, madje edhe e turpshme për organizatorët e saj. Ajo shihet qartë si një instrumentalizim i panevojshëm dhe brutal të asaj pjese të rinisë që përfshihet verbërisht në të tilla zhurma mediatike, duke ju larguar thelbit të problemeve vërtet të mprehta që ka arsimi shqiptar në përgjithësi dhe ai universitar në veçanti, një pjesë të së cilave u përpoqa sa t’i përmend shkarazi në këtë shënim.

Por a pati ndonjë vlerë protesta mund të pyesë ndonjëri. Ndoshta po, nëse mendojmë se dikush apo disa që qëndrojnë “prapa kuintave” dëshirojnë që me forma të tilla të (ri)ngjallin shpirtin e protestës qytetare, një vlerë kjo sa e munguar, aq edhe e shpërdoruar në shoqërinë e sotme shqiptare. Por, historia e civilizimit modern na mëson se protesta ka vlerë dhe gjen mbështetje qytetare kur ajo rrok problemet e komunitetit, të jetës së përditshme të qytetarëve dhe synon të rrisë llogaridhënien e institucioneve publike dhe individëve të veshur me pushtet përballë qytetarëve… Për ndryshe “Mjaft!”- dihet e njihet edhe fundi i “Mjaft!-it të përdorur për qëllime të tjera… Uroj që studentët të kthjellohen dhe të ndihen studentë të përgjegjshëm sot dhe qytetarë më të përgjegjshëm nesër, ndërsa ata që shpresojnë të grumbullojnë ndonjë votë nga zhurma e tyre, majtas, djathtas apo në qendër qofshin, le të mendojnë rrugë të tjera për të “zgjuar” qytetarët, jo duke nxitur kundërvënien e tyre ndaj dijes, përparimit, bashkëkohores si protesta në fjalë, por në drejtimin e kundërt, ngjalljen e protestës kundër padijes që na rrethon, abuzimit me besimin publik e qytetar, kundër korrupsionit, kundër shkollimit pa dije dhe pa kulturë, kundër diplomave që nuk njihen në asnjë treg dhe që nuk ofrojnë asnjë perspektivë punësimi etj…

Gazeta "Shqip"


Protestë kundër vetvetes  Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi