Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Nostradamus dhe parashikimet e tij Empty Nostradamus dhe parashikimet e tij

Wed 8 Feb 2012 - 2:43
Nostradamus dhe parashikimet e tij NostradamusNostradamus (1503- 1566) eshte konsideruar si nje nga shkrimtaret me te rendesishem dhe te famshem te profecive te historise.

Eshte i famshem fillimisht per librin e tij Profecite, qe perbehet nga kuartinat me rime, grupe prej 100 tregimesh, ne librin “Centurie in profezie” – Shekujt ne Profeci.

Mbeshtetesit e ketyre profecive i atribuojne Nostradamusit aftesine per te parashikuar nje numer te paimagjinueshem ngjarjesh ne historine e botes midis te cilave: Revolucionin Francez, bomben atomike, ngritjen ne detyre te Adolf Hitler dhe atentatet e 11 shtatorit 2001. Gjithsesi asnje nuk ka treguar se mundet te “gjeje” data te pritshme per parashikimet e se ardhmes ne kuartinat e Nostradamusit.

Eshte zbuluar se keto parashikime jane shembuj mprehtesise se mendjes se tij. E thene ndryshe, kuartinat jane shkruajtur ne nje menyre kaq te paqarte sa qe kushdo, mund te lexoje ate qe deshiron te besoje. Nostradamusi kurre nuk ka parashikuar ndonje ngjarje te se ardhmes. Ne fakt tre heret e fundit qe ai ka dhene data te sakta per profecite e tij, eshte gabuar: per vitin 1792 ai parashikoi nje persekutim fetar te gjate dhe te dhunshem qe nuk ndodhi kurre; ai parashikoi nje shkaterrim total te njerezimit ne vitin 1732, dhe parashikoi fundin e botes qe do te ndodhte ne vitin 1999.

Origjina e Centuries

Ai filloi te shkruante projektin e tij pre 1000 kuartinash (poezi te perbera nga kater vargje) ne gjuhen franceze, qe formojne parashikimet e supozuara per te cilat sot eshte i famshem. Gjithsesi me friken se mos ‘sulmohej’ nga besimtaret fanatike te fese, ai e fshehu kuptimin e vjershave duke perdorur lojen e fjaleve ne gjuhe te ndryshme se bashku si psh: provansale, greqisht, latinisht, italisht, arabisht, gjuhen hebraike etj. Per arsye qe lidhen me menyren se si u publikuan kuartinat, 48 te fundit nuk arriten te ne.

Kuartinat te permbledhura ne librin e quajtur Profecite, paten reagime te ndryshme pas publikimit. Disa mendonin se Nostradamus ishte nje sherbetor i djallit, nje mashtrues ose nje i cmendur, nderkohe qe pjesa me e madhe besonin se kuartinat e tij ishin profeci te frymezuara shpirterisht.

Shume fisnike shkonin te ai per horoskopin dhe keshilla. Katerina, mbreteresha dhe gruaja e Enrikut II te Frances ishte nje nga adhurueset e Nostradamus. Pasi lexoi Profecite, e ftoi ate ne Gjykaten Mbreterore ne Paris per te dhene shpjegime mbi Centuriet e publikuara (dhe thuhej se kuartinat parashikonin edhe vdekjen e Enrikut II) si dhe per te pergatitur horoskope per femijet e dinastise Valois. Pas ketij takimi Katerina u be nje perkrahese e besuar e Nostradamusit dhe pak para vdekjes se tij, ne 1566, e emeroi keshilltar dhe mjek te mbretit Enrico III Valois.

Disa mendojne se Nostradamusi kishte frike se mos persekutohej per erezi dhe inkuizicion por as profecite e tij dhe as aktiviteti i tij nuk ishin objekt vemendjeje nga inkuizicioni. Raportet me kishen katolike si mjek dhe sherues ishin te shkelqyera dhe burgimi i tij per nje periudhe te shkurter ne vitin 1561 ndodhi vetem per shkak se nje nga almanaket e tij u publikua pa miratimin e peshkopit duke thyer nje dekret mbreteror.
Profecite

Nostradamus ka thene se i bazonte profecite e tij ne astrologji gjyqesore por u kritikua ashper nga astrologet e tjere te kohes se tij si Laurens Videl, per papergjegjshmeri dhe teza te ndryshme te horoskopit (psh krahasimi i ndertimit te ardhshem te planeteve me ate qe ekzistonte gjate ngjarjeve te se shkuares).

Nostradamus njihte mire astronomine, kabala-ne, astrologjine, alkimine, magjine, matematiken dhe mjekesine. Disa kritike te kristianizmit thone se Nostradamus ka bere parashikime te te njejtit nivel me biblen duke eleminuar unitetin mbinatyror te profecive biblike.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi