Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Inter, milionat e Anzhi “tundojnë” Sneijder Empty Inter, milionat e Anzhi “tundojnë” Sneijder

Wed 8 Feb 2012 - 14:18
Inter, milionat e Anzhi “tundojnë” Sneijder SneijderOferta e Anzhit është mbi tavolinë. Klubi rus do një përgjigje përfundimtare deri më 24 shkurt, datë kur mbyllet merkatoja e këtij vendi. Uezli Shnajder, i intervistuar nga mediat holandeze ka lënë gjithcka të hapur. Për kaq shumë para ai mund t’i thotë “po” ofertës së skuadrës nga Dagestani.

“Gjithmonë e marr në konsideratë atë që mund të ndodhë dhe nuk ia mbyll dyert askujt. Ndihem shumë mirë tek Interi, por të shikojmë sesi do të shkojnë gjërat. Për momentin, nuk kam kontakte nga klube të tjera dhe jetoj me të tashmen. Nëse ditën e fundit të merkatos do të vinte një ofertë shumë e mirë, ndoshta do të isha laguar nga Milano. Në të vertetë ketu ndihem shumë rehat, por s’mund të parashikoj se ku mund të luaj sezonin e ardhshëm", tha hollandezi i Inter.

Disa nga lojtarët më të mëdhenj të futbollit europian, si Beckham apo Henry, po e mbyllin karrierën në Shtetet e Bashkuara, pistë të cilën nuk e përjashton as “ylli” holandez, ndonëse është herët për të folur për një transferimin të tillë.

“E mendoj edhe këtë mundësi, por jo për tani. Në të ardhmen ndoshta do ta luaj edhe unë në Amerikë. Unë jetoj me të tashmen dhe nuk e mendoj shumë se ku do të luaj sezonin tjetër. Kam udhëtuar me bashkeshorten time, Jolantën, në Shtetet e Bashkuara dhe kjo ka ndodhur për motive pune. Sigurisht që mund të udhëtoj në të ardhmen edhe për të luajtur futboll në këtë kampionat. Po më pyesni për Manchester United? Nuk ka patur kurrë kontakte konkrete. Unë nuk jam i verbër, shoh gjithçka, por nuk ka asnjë konkrete.”, deklaroi Sneijder.

Para se të mendojë për të luajtur në Shtetet e Bashkuara, Sneijder duhet të vendosë për ofertën e miliarderit Kerimov: 25 milionë euro në arkat e Interit, ndërsa vetë futbollisti do të përfitojë 8 milionë euro neto në sezon. Kjo ofertë vështirë se do të mund të refuzohet. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi