Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Suela Lala: “Jetoj në një botë, që s’më ka marrë në konsideratë” Empty Suela Lala: “Jetoj në një botë, që s’më ka marrë në konsideratë”

Thu 9 Feb 2012 - 0:31
Suela Lala: “Jetoj në një botë, që s’më ka marrë në konsideratë” SUELA-LALA2-271x300Një 28-vjeçare që bashkëjeton prej 14 vitesh me aftësitë e kufizuara fizike. Vështirësitë në terrenin ku shkel çdo ditë, herë të tjera paragjykimet e mjedisit përreth, i kujtojnë se ajo nuk është një vajzë si gjithë të tjerat… Edhe pse ajo i ka thyer të gjitha parashikimet. Studion në vitin e tretë në Fakultetin e Drejtësisë e sakaq ka nisur të ecë në rrugën e avokatisë.
Babai i saj qëndron pas karriges me rrota. Një mesoburrë i thinjur, sojli për nga pamja, e ka shoqëruar të bijën në takim. Që në përshëndetjet e para e kuptova që biseda me të nuk do të ishte aspak e lehtë. Duke besuar versionin tim, njëherësh duke i shpjeguar Suela Lalës, vajzës tetraplegjike se nuk gjendesha përballë saj as për ta mëshiruar, dhe as për të ndier keqardhje, akulli nisi të shkrijë… E kuptova arsyen e qenësishme pas qëndrimit stoik: më herët ajo ishte përballur me situata mediatike që e kishin vendosur në siklet. Por, motivi im drejtohej kah një nevoje më të ethshme për të kuptuar jetën e kësaj vajze 28-vjeçare, të cilën nuk e bëjnë të veçantë vetëm vështirësitë, edhe pse pikërisht tek to ajo gjen forcën për të jetuar natyrshëm me anomalinë e saj, njësoj si bashkëmoshataret e tjera.
Gjeneza e deformimit të saj trupor
Është një kapitull i hidhur në jetën e saj, të cilin as nuk rreket ta kujtojë. Sigurisht, për çdokënd që vuajtjen e ka kaluar në lëkurë, ndonjëherë shpjegimi dhe fjalët janë më munduese sakaq. Një ndodhi aksidentale do i ndryshonte kryekëput jetën Suelës, duke e deformuar fizikisht dhe duke e vendosur në një karrige me rrota. “Pjesën e fatkeqësisë sime, të cilën e kam përjetuar, nuk kam preferuar ta ndaj me shumëkënd, sepse ajo është një fazë e jetës që për mua ka kaluar, ndonëse prej 14 vjetësh bashkëjetoj me këtë aftësi të kufizuar. Nuk është kjo mënyra si dua apo kërkoj të prezantohem te njerëzit. Tanimë kjo është jeta ime, të cilën e kam pranuar pa kushte, duke u përpjekur me forcat e mia ta vendos në shina normale”, thotë ajo.
Përballë realitetitSuela Lala: “Jetoj në një botë, që s’më ka marrë në konsideratë” SULA-LALA-216x300
Përballë realitetit
Asaj i duhet të planifikojë në detaje edhe një kafe me mikeshat, edhe një ditë leksioni në fakultet apo një takim pune… Ngase kushtet e terrenit përreth nuk i vijnë aspak në ndihmë, përkundrazi ndodh që t’ia vështirësojnë lëvizjet e kontrolluara. “Të jetosh në Shqipëri si një person me aftësi të kufizuara është tepër e vështirë. Duhet të programoj edhe për të pirë një kafe, sepse duhet të gjej një vend që minimalisht nuk ka shkallë në hyrje, që karroca ime mund të ngjitet kollaj. Për pjesën e shkollimit kam të tjera problematika, nuk mund të ndjek leksionet apo seminaret përditë, andaj mjaftohem të shkoj deri në katin e parë të fakultetit për të mësuar datat e provimeve dhe për të marrë literaturën. Me pedagogët përballem me të tjera vështirësi, sepse ata kanë shumë pak përvoja me individë me aftësi të kufizuara dhe, sado përpiqem t’u shpjegoj që nuk mund të shkruaj, por vetëm të shprehem, ata vijojnë me metodat e tyre. E të gjitha këto situata më çojnë në një përfundim: për mua është si të jetoj në një botë, që nuk më ka marrë në konsideratë”, thekson vajza tetraplegjike.
Model vullneti dhe suksesi
Nevoja për të mos vrarë ditët një nga një, për të mos vegjetuar duke u mbyllur në shtëpi, e ndërsa sodit katër muret, e u bën edhe një zapp-ing emisioneve televizive, qëndron mbi çdo përpjekje të çmuar të vajzës 28-vjeçare për t’i dhënë kuptim jetës së saj. Vullnetin për të mbijetuar e gjen njësoj siç do njeri tjetër që ka dëshirë të ndihet i plotësuar. “Jam shumë e re për t’u dorëzuar. Secili nga ne ka nevojat e veta të përmbushjes. Dhe, përveç izolimit që shoqëria të ofron, duhet të luftosh për të vënë në jetë synimet personale”. Një prej këtyre synimeve të kahershme të saj ka qenë pikërisht shkollimi. E drejta e studimeve të larta nuk iu mohua as asaj, ndonëse e dinte se vështirësitë ishin më të mëdha. Pas ciklit të parë të studimeve në distancë, në profilin e të drejtës angleze në Britaninë e Madhe, Suela vendosi që të plotësonte edhe më tej kuadrin e dijeve personale, çka e drejtoi kah Fakultetit Juridik këtu në kryeqytet. “Studioj në vitin e tretë të Fakultetit Juridik. Sigurisht që nuk është një sipërmarrje e lehtë. Rrallëherë shkoj në leksione apo seminare, por tregohem korrekte në pjesën e testimeve, provime të cilat unë i jap gjithnjë në katin e parë të fakultetit, për shkak se karroca nuk mund të ngjitet në ato të mësipërme. Shpesh më duhet të thyej mendësitë e pedagogëve dhe njerëzve përreth, se kam shkuar në shkollë për të studiuar, e jo për të kaluar kohën. Situata paragjykimi që shpesh më vendosin në siklet”, vijon 28-vjeçarja. Ashtu siç një situatë e ngjashme i vërtitet ndër mend, para disa vitesh kur ajo vendosi të certifikojë dijet e saj në gjuhët e huaja. Ndërsa, e ëma shkoi për të bërë regjistrimin, u shpjegon sekretareve se e bija gjendej në një karrige me rrota dhe e vetmja lehtësi që kërkoi, ishte mundësia e të dhënit provim në katin e parë. “Sekretaret e kishin mëshiruar, duke i ofruar versionin që të mos shkoja fare, se një copë pesë do ma vendosnin ato. Kjo gjë më mërziti shumë, dhe ditën kur dhashë provimin, trondita çdo parashikim tyrin, sepse u vlerësova me notën 10″, pohon Lala, duke shtuar se ka zgjedhur të bëjë një jetë normale, për të dhënë shembull pozitiv tek gjithë bashkëmoshataret e saj që jetojnë në kushte të ngjashme me të. Përpos aspektit intelektual, edhe në atë profesional Suela Lala ka gjetur veten. Prej disa vitesh është e angazhuar si juriste në organizata ndërkombëtare, që punojnë në drejtim të kauzave për personat me aftësi të kufizuara në vendin tonë, është aktiviste e njohur në shoqërinë civile, ndërsa thekson se ndihet krenare që është aktore në procesin e ndryshimit të kësaj kategorie shoqërore, pjesë e së cilës është edhe ajo prej thuajse 14 vitesh.
Shifrat e punësimit të personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë
Një nga pikat më të nxehta, në çështjen e trajtimit të personave me aftësi të kufizuara në vendin tonë, mbetet ende ajo e punësimit të kësaj kategorie shoqërore, por jo vetëm! Edhe çështja e formimit profesional dhe arsimimit është marrë gjithnjë në konsideratë nga Strategjia Kombëtare për Personat me aftësi të kufizuara. Duke iu referuar statistikave më të fundit që i përkasin periudhës kohore të viteve 2010-2011 nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2010, rezultojnë të regjistruar si punëkërkues të papunë 2112 persona me aftësi të kufizuara, prej të cilëve vetëm 2 janë të punësuar. Referuar të dhënave të SHKP-së gjatë vitit 2010 personat me aftësi të kufizuara punë kërkues ,të papunë, të punësuar zënë 0.1 % të totalit të punëkërkuesve të papunë të punësuar. Sipas shkakut të aftësisë së kufizuar, statistikat zyrtare tregojnë se 47% e personave me aftësi të kufizuara, janë bërë të tillë për shkaqe që lidhen me punësimin. Brenda kësaj skeme, vetëm 2275 prej 9533 personave me aftësi të kufizuara të vlerësuar si pjesërisht të aftë për punë, rezultonin të punësuar. Sipas statistikave më të fundit zyrtare, 64 %( n=75,348) e personave me aftësi të kufizuara, raportohen të jenë në moshë pune. Prej tyre, 32107 janë individë me aftësi të kufizuara në moshë pune dhe 43241 janë invalidë pune në moshë pune, prej të cilëve 19342 janë femra.

InTeRiStI_vLoNjAt
InTeRiStI_vLoNjAt
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 7777
<b>Hobi</b> Hobi : Futboll
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Atje Ku Ti Smund Te Me Arrish..........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 29/05/2011
https://www.youtube.com/watch?v=2oFt0_pVZLY

Suela Lala: “Jetoj në një botë, që s’më ka marrë në konsideratë” Empty Re: Suela Lala: “Jetoj në një botë, që s’më ka marrë në konsideratë”

Thu 9 Feb 2012 - 14:13
Si kan ardh kohet sot moj te keqen vllai sdo tja di me njeri a je gjall apo ke vdek .....Kjo esht nje fatkeqsi natyrore qe ske ci ben dhe sja uroj askujt mjer ate fatlum qe e ze pasi njerzit te harrojn a jeton me apo jo......
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi