Share
Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Mikrobet dhe ndryshimet klimatike

prej Tue 14 Feb 2012 - 2:37
Mikrobet dhe ndryshimet klimatike Arktik1Tabani i ngrire i Arktikut mban miliarda tone te dioksidit te karbonit, 250 here me shume se sasia e ketij gazi qe prodhohet cdo vit nga emetimet industriale ne Shtetet e Bashkuara. Por ngritja e temperaturave globale perben nje dileme: me shkrirjen e tabanit, ky gaz i bllokuar do te clirohet ne atmosfere. Sic njofton korrespondentja e Zerit te Amerikes Rosanne Skirble nje studim i ri analizon me nga afer sesi shkrirja e Arktikut mund te ndikoje tek mikrobet e bllokuara dhe pasojat e tjera te ndryshimeve klimatike.
Gjate dekadave te ardhshme, ndersa shkresa e akullt e Arktikut vazhdon te shkrije, mikrobet e bllokuara ne tabanin e ngrire do te gjallerohen.

“Ka nje fare aktiviteti te mikrobeve ne temperaturat nen zero. Pra disa nga mikroorganizmat ne token e ngrire jane ende aktive, por akriviteti i tyre mendohet te jete shume i ngadalte.”

…kjo, derisa toka te ngrohet, thote Janet Jansson, shkencetare ne Loboratorin Lawrence Berkley ne Kaliforni dhe drejtuesja e studimit. Jansson, dhe koleget e saj ne Institutin Gjeologjik amerikan dhe Departmentin e Energjetikes, identifikuan mikrobet ne token e ngrire dhe cfare do te ndodhe me mikroorganizmat kur toka te shkrije.

“Ata nuk ishin mbajtur kurre ne kushte laboratorike. Pra per me shume se 90 perqind te ketyre bakterieve dhe mikroorganizmave nuk kishim ide se cfare ishin”.
Hulumtuesit analizuan tre mostra toke nga dheu i pyllit te mbuluar me myshk ne qender te Alaskes. Nje gram i vetem mund te strehoje mijera specie te ndryshme dhe miliarda qeliza. Por Jansson thote se fakti qe keto mikroorganizma nuk jane rritur asnjehere ne laborator e ben studimin e tyre te veshtire.

“Morem AND-ne e mostrave dhe u perpoqem te nxjerrim sekuencen e tyre gjenetike per te marre informacion rreth identitetit te mikroorganizmave por gjithashtu edhe te te gjithe rrugetimit bio-kimik qe kane pershkuar para ngrirjes dhe pas shkrirjes se tokes.”
Ekipi indentifikoi organizmat nje-qelizore qe ushqehen me materien organike te tokes dhe clirojne gazin metan, nje gaz me i rende sesa dioksidi i karbonit.
Shkencetaret krahasuan mostra te marra nga shtresat e siperme te ngrira – qe ngrijne dhe shkrijne cdo vit me ndryshimin e stineve dhe ato nga shtresat e ngrira pergjithmone ne te cilat mikrobet jane bllokuar per shekuj te tere. Ndersa fillimisht duken shume ndryshe, Jansson thote se te dyja mostrat u bene shume te ngjashme pas shkrirjes.
Jansson thote se kuptimi i menyres sesi mikrobet reagojne gjate shkrirjes se akullit do te ndihmoje ne permiresimin e modeleve te krijuara per te pare ndryshimet klimatike.

“Dihet se mikroorganizmat jane te rendesishem dhe luajne nje rol kryesor ne prodhimin e gazeve qe shkaktoje efektin serre, por meqe per to nuk dihet asgje sesi reagojne, ky element i dinamikes se klimes nuk mund te llogaritet mire.”

Studimi eshte publikuar ne numrin e fundit te revistes Nature.(E.A/voa)


Mikrobet dhe ndryshimet klimatike Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi