Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Papulias: Kush është zoti Schäuble që tallet me vendin tim? Empty Papulias: Kush është zoti Schäuble që tallet me vendin tim?

Wed 15 Feb 2012 - 19:57
Papulias: Kush është zoti Schäuble që tallet me vendin tim? 51390ATHINE - Presionet që i bëhen Greqisë edhe pas miratimit nga parlamenti të Memorandumit të masave kanë zemëruar së tepërmi presidentin e vendit Karolos Papulias, i cili gjeti rastin të japë përgjigjen e tij, gjatë një takimi që pati me përfaqësues të ministrisë së Mbrojtjes.

"Si një qytetar grek, unë nuk e pranoj talljet me vendin tim nga z. Schäuble. Kush është z Shable që mund të tallet me Greqinë?”, ka pyetur presidenti Papulias gjatë fjalës së tij para ushtarakëve të ministrisë greke të Mbrojtjes.

Presidenti grek iu bëri thirrje politikanëve të vendit "të kryejnë denjësisht misionin e tyre" dhe për të ndjekur shembullin e dhënë nga ushtria, duke theksuar se "mbi të gjitha është shpëtimi i vendit tonë, historia e Greqisë".

"Kush është zoti Shable që mund të përqeshë Greqinë? Kush janë holandezët? Cilat janë finlandezët?", tha Karolos Papulias, duke komentuar mbi informacionin e dhënë nga Reuters, sipas të cilit Gjermania, Finlanda dhe Holanda janë vendet që shtyjnë vonesën e paketës së ndihmës për Greqinë.

"Ne gjithmonë kemi qenë krenarë jo vetëm se luftuam për lirinë tonë, por për lirinë e gjithë Evropës”, tha Papulias.

Karolos Papulias shprehu shpresën se kriza do të jetë kapërcyer dhe së bashku ne do t'ia dalim mbanë. "Ne të gjithë e kemi për detyrë, të vëmë shpatullat në mënyrë që ta kalojmë krizën," shtoi ai.

Presidenti vuri në dukje nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe moralin në Forcat e Armatosura. Në deklaratat që ai bëri, vuri në dukje se Forcat e Armatosura janë një pengesë për gjithë ata që do të mendojnë të kthehen kundër integritetit territorial të vendit.

Zoti Papulias pak orë më parë njoftoi se heq dorë nga paga e tij mujore në shenjë solidariteti me qyetarët. Duke përshëndetur presidentin, Ministri i Mbrojtjes Dimitris Avramopulos e përshkroi vendimin e tij si "prekës”, por edhe “sinjal për shoqërinë greke” në këto momente të vështira.

Papulias: Kush është zoti Schäuble që tallet me vendin tim? Spacer
T_o_n_i
T_o_n_i
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
<b>Postime</b> Postime : 1274
<b>Hobi</b> Hobi : te dhuroj gjak
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : Tirane
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 25/06/2011

Papulias: Kush është zoti Schäuble që tallet me vendin tim? Empty Re: Papulias: Kush është zoti Schäuble që tallet me vendin tim?

Wed 15 Feb 2012 - 20:01
u bet ju aty
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi