Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Krijohen ne Britani robotet qe ushqehen si njerëzit  Empty Krijohen ne Britani robotet qe ushqehen si njerëzit

Thu 16 Feb 2012 - 2:27
Krijohen ne Britani robotet qe ushqehen si njerëzit  ImagesQuhen “Ekobot” dhe janë krijuar në “Robotics Laboratory” të Universitetit të BristolEkzistojnë robotë që ngjajnë me njerëzit 100%, si Actroid, i krijuar nga Hiroshi Ishiguro në Universitetin e Osakas. Por ka edhe robotë që kanë të njëjtanevojë me njerëzit për funksionuar: pikërisht duhet të hanë, të tresin dhe në fund të nxjerrin jashtëqitje. Po cili është avantazhi i këtyre qenieve mekanike? Nuk zënë banjot dhe as nuk vendosin panolino, sepse jashtëqitjet i bëjnë në disa vende speciale të organizmit të tyre, apo edhe sepse pjesën më të madhe të tyre e shndërrojnë në energji. Për më tepër nuk bëjnë as naze për ushqimin: konsumojnë që nga avancimet e kuzhinës humane e deri edhe mbeturinat vegjetale.
Këto janë ato, që quhen “Ekobot” dhe janë krijuar në “Bristol Robotics Laboratory” të Universitetit të Bristol. Ekzemplarët e fundit, EcoBot-III, janë më të sofistikuarit, pasi stomaku i tyre përbëhet nga shumë qeliza të "ushqyera" nga urinë e madje edhe nga fekale, siç tregon një studim i publikuar nga revista “Physical Chemistry Chemical Physics”. Në këtë mënyrë ndihmojnë njerëzit për të qenë më eko-miqësor. Kërkimi i laboratorit të Bristolit mbështetet edhe nga Fondacioni “Gates” e madje i intereson edhe NASA-s, që dëshiron të vendosë sistemet e tretjes së atyre robotëve në anijet hapësinore, për të transformuar në elektricitet mbeturinat e astronautëve. Për momentin, robotët që “ushqehen” nuk kanë krahë, fytyrë e këmbë, mirëpo “look”-u i tyre mund të modifikohet shumë shpejt. Sipas kërkuesve, aspekti fizik vjen në plan të dytë, përderisa më parë është e rëndësishme të perfeksionohet teknologjia e qelizave, për të garantuar energjinë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi