Qytetrimi –edukimi apo shthurje
Sat 18 Feb 2012 - 17:06
,,Qytetërimi s`është diçka e lehtë për tu arritur . Ka vetëm dy rrugë për t`ia dale në krye: rruga e kulturës ose ajo e shthurjes “
Oscar Wilde
Të jesh njeri i qytetëruar , një njeri me edukatë , një tip origjinal sot është një gjë të cilën e lakmojmë po thuajse të gjithë . Çështja është te botëkuptimi ynë dhe tek metodat me të cilat shoqëria e sotme pretendon të arrijë tek qytetërimi dhe origjinaliteti.
Në emër të këtij qytetërimi sot tek një pjese e rinis kosovare, por edhe tek moshat e tjera mund të hasim forma nga më të çuditshmet , më qesharake , më banale dhe më të neveritshmet të të shprehurit , të veshjes dhe të veprimeve . Kudo mund të hasim në (njerëz ) të rijnë që në çdo mënyrë dëshirojnë të ikin nga vetvetja , që kanë turp nga ajo që janë , që duan ta fshehin origjinën e tyre qoftë kombëtare , fetare ose vendbanimin .
Të rinj me tatuazhe të frikshme , me vath në vetulla, me thonjtë të paprerë janë të mbushura rrugët e Kosovës . Ata mundohen t`I imitojnë idolet e tyre dhe t`i ngjajnë sa më shumë jetës perëndimore e harrojnë se me këtë vetëm se mund t'i ngjajnë njerëzve të egër të Bevianës që nga mania e të qenit sa më origjinal , e të qenit ndryshe nga ç`janë , varin në qafë një kuti konserve të zbrazët.
Një pjesë jo e papërfillshme e vajzave kosovare, në kokë kanë krijuar bindjen se lakuriqësia , moskontrolli i asaj që thonë , thithja e duhanit e vese të tjera si këto të bëjnë të qytetëruar .
Edhe shumë nga të ashtuquajturat yje të estradës kosovare as nuk marrin mundimin të lodhen për tekstin apo muzikën e një kënge . E rëndësishme është që sa më shumë ta vën' në dukje gjoksin e tyre dhe t`I potencojnë sa më tepër prapanicat dhe të bëjnë lëvizje të çmendura e të pakontrolluara që na kujtojnë njërin e sëmurë mbrenda të cilit kishin hyrë djajtë në filmin e profetit Jezus .
Nuk besoj se asnjë njëri me intelekt normal do ta quante kulture të vësh një thes në kokë dhe të dalësh në rrugë siç bënin femrat në Afganistanin e sunduar nga talebanët, por një femër e ndershme nga një prostitute dallohet nga fjalori që përdor nga veprimet që kryen , dhe nga rrobat që vesh.
Çdo sy e do të bukurën, çdo gjuhë e do të ëmblën dhe çdo zemër e do të mirën, por çoroditja dhe degjenerimi s`mund të kenë brenda vetes as hijeshi, as ëmbëlsi dhe as mirësi .
Vërtet është tragjike t`i japësh vet së keqes përmasa të një rëndësie të jashtëzakonshme, jo pak nga njerëzit e kohës sonë me vetëdije apo jo e bëjnë këtë. Ata aq shumë janë të zënë duke i ,,edukuar” të tjerët sa nuk i mbetet kohë ta edukojnë vetveten . Ata janë të dashuruar marrëzisht pas ideve të tyre mediokre sa nuk ka vend për idetë e të tjerëve , ata pretendojnë që edhe të tjerët të jetojnë sipas shijes së tyre dhe kur flasin për civilizimin e tyre pa fre fillojnë e bëhen interesant e kur flasin për të tjerët që nuk janë të sojit të tyre fillojnë e këpusin budallallëqe .
Sot nëse nuk je ,,kuller “, ,,reper” , ,,shmeker” dhe po nuk iu përshtate moralit e nuk u bashkove rreth flamurit të tyre do të përballesh me rrebeshe akuzash , etiketimesh e fyerjesh nga më të ndryshmet .
Jeta është e tillë dhe kohërat ndryshojnë , nuk mund të jetosh në absurd por nuk mund të jetosh pa e pranuar absurdin . Në një mbishkrim të gjetur në një papirus shumë të lashtë gjendej ankimi ,,Ah ky brezi i ri “ ! Por unë shpesh pyes veten : Ç`është e tërë kjo, qytetërim apo çthurje …?
Agron Jashari – Adoniss

- BeSaaFondatore Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11852
Hobi : leximi dhe muzika
Vendndodhja : Ne Zemren Shqiptare..
Anetaresuar : 12/11/2011
Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje
Sat 18 Feb 2012 - 17:43
Ishte pak e gjate per t'a lexuar por e lexova te teren,,vertet eshte nje shthurrje do te thoja me gjithe ato te thena,nuk mund te jete edukat kjo por vet nje imitim i rrugeve "evropjane" se vetem se e ikan degjuar keto fajle jam e bindur qe disa as nuk e dine se cfare dmth,cfare pritet prej saj,cfare integralesh ka,,mjerim do thoja per keto,, jane mese te verteta ato qe jane shkruar ne tekstin e lartepemendur.
- LunaKomplet
- Gjinia :
Shteti :
Postime : 11704
Vendndodhja : Iη sυηsεт
Anetaresuar : 14/10/2010
Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje
Sat 18 Feb 2012 - 18:17
Shthurje ,ne nje fare menyre imitim i Njerzve Europjan jo vetem ne qendrimi por edhe ne te folurit shprehjet qendrimin veshjen etj... nuk u pershtate ''Qytetrimit te mordernizuar ''....te marrin si person i prapambetur me mentalitete te vjeter etj!!
Shthurje e madhe dhe shum jan larg kultures dhe Edukates sone.
Shthurje e madhe dhe shum jan larg kultures dhe Edukates sone.
Re: Qytetrimi –edukimi apo shthurje
Mon 12 Mar 2012 - 20:19
Qyetetrimi, hap mundesite per gjerat qe te jane "ndaluara" deri ne moshen qe ke qen nen kontroll. Por kjo nuk dmthn qe nuk ndodh dhe ne zonat e fshatrave, qe vajzat te veshinin minin me takat 14 cm, ose djemt me tatoo dhe veth ne vetull apo ne buze.
Degjenerimi quhet kur fillon jeta e cregullt, me pije, duhan e droge, mardhenje seksuale te shumta me partner te shumt.
Nuk mund te quani te degjeneruar nje tip qe ka nje tatuazh ose veth, por eshte ne hesap te vete ( vete ne shkolle/ meson// punon), ose nje te re e cila vesh fund mini dhe ka jete te regullt ( meson/punon/ ka lidhje stabile).
Rinia, aq kohe sa nuk ka nje baze te forte dhe shembuj per te "kopjuar", ndryshojne si fryne era. Tani, me lirine qe ofron Tv dhe Interneti, eshte aq me kollaj te shikosh "moden" e fundit ne cdo fushe.
Nuk them qe eshte rruga e mbare, apo me e mira kjo, por nuk dua ti fus tere te rinjte ne nje thes te degjenerimit. Secila mosh ka budalleqet e veta, rendesi ka te qendrojne ne limit, mos behen gabime qe te vene shenja mbi jeten e me tejshme.

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|