Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Më shumë se 1/3 e afrikanojugorëve kanë kryer një përdhunim Empty Më shumë se 1/3 e afrikanojugorëve kanë kryer një përdhunim

Sat 18 Feb 2012 - 20:50
Më shumë se 1/3 e afrikanojugorëve kanë kryer një përdhunim Darfur-rape-victim-women_5106-300x225Më shumë se një e treta e burrave që jetojnë në periferinë e Gaunteng-ut të Afrikës së Jugut,( në këtë periferi përfshihen dy nga qytetet më të mëdha siç janë Johanesburg dhe Pretoria,) kanë kryer të paktën një përdhunim gjatë gjithë jetës së tyre ose kane dhunuar fizikisht femrat, rreth 7% e tyre kanë marrë pjesë në një përdhunim në grup, sipas një sondazhi, të dhënat e të cilit u publikuan ditën e sotme.
“Rreth 37% e burrave që u pyetën, pranuan se kishin kryer të paktën një përdhunim gjatë gjithë jetës së tyre”, thuhet në sondazhin e kryer nga Këshilli i Kërkimeve Mjekësore (MRC), në këtë sondazh morën pjesë 511 femra dhe 487 meshkuj, që të gjithë banues të periferisë Gaunteng.
Nga ana e meshkujve, rreth 15% e tyre pranuan se kishin detyruar me forcë një femër që të vinte në kontakt seksual me ta, kur ata ndodheshin ose të dehur ose nën efektin e lëndëve narkotine. Rreth 6.9% pranuam pjesëmarrjen e tyre në një përdhunim në grup. Në përgjithësi, 3/4 e të anketuarve deklaruan se kishin dhunuar, si psikologjikisht, fizikisht, dhe seksualisht një femër.
Ndërkohë që nga ana e femrave, “rrëfimet” ishin shumë më të përmbajtura. Kështu, vetëm 25% e femrave pranuan se kishin rënë viktimë e një përdhunimi. Por mbetet për t’u theksuar fakti se pjesa tjetër e të anketuarave pranuan se kishin rënë viktim të një lloji të ndryshëm dhunimi. Vështirësia për të pranuar se dikur kanë rënë ‘viktimë’ tregon realitetin e hidhur se vetëm 3.9% e femrave kanë denoncuar se janë përdhunuar në polici.
Në Afrikën e Jugut kriminaliteti ka kapur shifra rekord, momentalisht regjistrohen rreth 46 vrasje në ditë. Mbetet për t’u theksuar se në Afrikën e Jugut ndodhen mbi 5,6 milion pacient të infektuar nga sëmundja e AIDS, kur në të gjithë botën numri total kap shifrën prej 48 milion të infektuarve.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi