Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

15-vjeçaraja Sahara Gul shpëtoi, ndërsa autoret barabarë dhe tutorët e saj ia mbathën (video dhefoto Empty 15-vjeçaraja Sahara Gul shpëtoi, ndërsa autoret barabarë dhe tutorët e saj ia mbathën (video dhefoto

Sat 18 Feb 2012 - 21:00
15-vjeçaraja Sahara Gul shpëtoi, ndërsa autoret barabarë dhe tutorët e saj ia mbathën (video dhefoto A-Sahara-Gul-300x18515-vjaeçarja Afgane, Sahara Gul, e cila u torturua në mënyrë çnjerëzore dhe qëndroj e mbyllur në bodrumin e shtëpisë së saj për një kohë të gjatë, nga pjesëtarët e familjes së burrit të saj, vetëm e vetëm pse ajo refuzoi të bëhej prostitute. Sahara Gul ndodhet akoma e shtruar në spitalin shtetëror të Kabulit ku i jepen ndihmat mjekësore, pasi plagët e shkaktuara si pasoj e torturave çnjerëzore ishin shumë të rënda.
Lajmi dhe historia a e 15-cjeçares Gul, ka tronditur mbarë opinionin botërorë.
Fotografit e publikuara nga Daily Mail, prekën gjithkënd, si dhe duket qartë nëpërkëmbja e femrës në këtë shtet që me akte të tilla, sigurisht mund të quhet i prapambetur.
Mjekët e spitalit shtetëror të Kabulit, deklaruan ditën e shtunë se shërimi i 15-vjeçares Gul, do marrë shumë kohë, pasi plagët e saj janë të rënda dhe do duhen shumë javë që ajo të marrë veten. Mjekët nuk përjashtuan dhe mundësin e transferimit të saj për në Indi, për një mjekim më të specializuar.
Sahara Gul, mban ende plagë të rënda të shkaktuara prej torturave çnjerëzore, siç shenja nxirjesh, shkulje të mëdha tufe flokësh, dëmtim i rëndë i syrit të djathë, që vazhdon të jetë i mbyllur 7-ditë pas goditjeve, si dhe dëmtim në trup nga këputje të copave të mishit me pinca.
Tortura çnjerëzore
Kur 15-vjeçarja u gjet në një shtëpi në provincën Baglan, në Afganistanin verior, ajo ishte në gjende kritike për jetën. Komshinjtë e saj kishin denoncuar në polici se dëgjonin zërin e adoleshente të ankoje prej dhimbjeve të forta.
Sipas policisë së provincës, Baglan, anëtarët e familjes së bashkëshortit të saj, i kishin shkulur asaj thonjtë nga njëra dorë, si dhe i kishin shkulur thuajse të gjithë flokët.
E mbanin të mbyllur në tualetin e një bodrumi të errët, për gati 5-muaj, duke i dhënë aq ushqim dhe ujë, sa nevojitej që ajo të mos vdiste.
I kanë shpëtuar arrestimit bashkëshortit dhe vjehrri
“Sahara Gul, ishte martuar para shtatë muajsh dhe ishte me prejardhje nga rajoni i Bantaksan. Familja e bashkëshortit të saj, u mundua që ta shtyj/bëjë atë për prostitute me qëllim për të fituar para”, deklaroi Rachima Zarifi, Përgjegjëse për të Drejtat e Gruas në provincën Bantaksa.
“Kjo është një nga rastet me të pa precedent të dhunës ndaj grave në Afganistan. Autorët duhet të vihen para drejtësisë dhe të dënohen pa ju njohur asnjë lëshim, që të bëhen shembull për të tjerët”, deklaroi Ministria e Shëndetësisë Soraya Ntalil para gazetarëve pasi kishte vizituar 15-vjeçaren në spital.
Mohamad Zia, oficer në rajonin e policisë të provincës Baglan, i cili mori pjesë në operacionin e shpëtimit të 15-vjeçares, tha se vjehrra Gul dhe një grua tjetër u arrestuan nga policia, por bashkëshorti i saj dhe vjehrri i shpëtuan arrestimit: “Jemi në kërkim dhe ndjekje të bashkëshortit dhe vjehrrit të 15-vjeçares, si dhe të disa personave të tjerë të cilët implikohen në ngjarje”, shtoi ai.
Ndiqni videon e mëposhtme në një reportazh ekskluziv të CNN:
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

15-vjeçaraja Sahara Gul shpëtoi, ndërsa autoret barabarë dhe tutorët e saj ia mbathën (video dhefoto Empty Re: 15-vjeçaraja Sahara Gul shpëtoi, ndërsa autoret barabarë dhe tutorët e saj ia mbathën (video dhefoto

Sat 18 Feb 2012 - 21:02
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi