Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Mistik, magjik, i shenjte - Numri 12 Empty Mistik, magjik, i shenjte - Numri 12

Sun 19 Feb 2012 - 0:36
Mistik, magjik, i shenjte - Numri 12 12STEPBALL_2Numrat janë më shumë se një masë pa vlerë. Ata shërbejnë për ilustrim dhe organizim dhe kanë një formë të veten estetike, sidomos shifra thuajse magjike 12. Numrat janë për njerëzit e zyrave dhe ekonomistët, për statistikat e thata, për matematicienët, që janë në përgjithësi njerëz të tërhequr. Numrat janë e kundërta e sensualitetit dhe e kënaqësisë, pasurisë së ngjyrave dhe tingëllimit. Kush do ta dijë me të vertetë, se sa gram sheqer ka një çokollatë, apo sa janë përmasat e saj. Motoçiklistët e çmojnë nganjëherë zhurmën e lartë të motorit, por nuk do ta konkretizonin kurrë zërin e motorit të tyre me të dhëna në decibel. Dhe ai ia ka marrë mendtë ndonjëherë një i dashuruar të dashurës së vet, duke i lavdëruar masën e këndit e hundës, apo duke i pëshpëritur në vesh detyra të komplikuara matematike.

Numrat përgjegjës për formën e bukur
Zodiaku nga Giovanni Battista Agnese, shekulli i 16

Numrat nuk janë koncepte, që shprehin vetë diçka. Por a nuk kanë për këtë arsye kuptim? Natyrisht që po! Vetë listimi, që bëmë me përmbajtjen e çokollatës, volumin e zërit të motorit dhe përpjekjen për t'iu afruar së dashurës, i përgjigjet një ligji të fortë të retorikës. Tre elemente të renditura arrijnë efektin më të mirë në të shprehur. Dy do të ishin shumë pak, katër ca si shumë, më shumë se tre shembuj e zbehin efektin dhe shkrehin harkun e pritjes së surprizës. Forma është përmbajtje. Dhe kjo formë është shpesh e lidhur me një organizim, që është i bazuar në shifra, si në retorikë, ashtu edhe në poezi.

Mbi të gjithë del dymbëdhjeta
12 perënditë në Olimp nga Cornelis van Poelenburgh

Përveç kësaj numrat janë të lidhur edhe me ndjesi dhe imagjinata, viti i shtatë i nëmur, të gjitha gjërat e mira janë tre, e premtja e keqe me datë 13. Shprehjet popullore pasqyrojnë bestytnitë popullore, që sot askush nuk i merr seriozisht, por që kanë lënë gjurmët e tyre në mendimet dhe ndjenjat. Nga grumbulli i numrave, që mbajnë kuptime, del dukshëm në pah dymbëdhjeta. Olimpi grek ka dymbëdhjetë perëndi kryesore, dymbëdhjetë shenja të zodiakut zbukurojnë kupën e qiellit, dy herë dymbëdhjetë orë bëjnë një ditë. Një sistem i tërë llogaritjeje, që është përdorur për shekuj me rradhë, është i bazuar te dymbëdhjeta, krahas atij, që përdoret sot zakonisht, që është i bazuar te dhjeta.

Sipas shembullit të natyrës

Sistemi dymbëdhjetësh, apo duodecimal, vihet re dukshëm në jetën e përditshme. Një duzinë vezë janë një masë e kuptueshme për të gjithë. Kush e mban veten për tregtar të specializuar, mundohet të veçohet në ofertën e tij me cilësi dhe origjinalitet nga "malli me duzina", pra nga produktet inferiore masive të furnizuesve të mëdhenj. Fakti që dymbëdhjeta është konsoliduar si një nga njësitë kryesore të masës, lidhet shpesh me dymbëdhjetë fazat e hënës, që shënojnë rrjedhën e një viti. Ta ndaje kalendarin sipas hënave në dymbëdhjetë muaj ishte logjike. Kështu numri dymbëdhjetë të krijon përshtypjen, sikur ai është pajisur me një kuptim të veçantë natyror, ose nëse njeriu është besimtar, me një fuqi hyjnore.

Dymbëdhjeta e besimtarëve
Leonardo da Vinci "Darka e mbrame"

Numri dymbëdhjetë përbën thuajse një lajtmotiv në Bibel. Dymbëdhjetë apostuj ishin të dërguarit për të përhapur mesimet e Jezusit në botë. Dymbëdhjetë fiset e Izraelit përbëjnë popullin e zgjedhur. Gjatë natës kënduan dymbëdhjetë psallmet. Dymbëdhjetë virtyte krijon shpirti i shenjtë: dashuri, gëzim, paqe, durim, butësi, mirësi, rezistencë, zemërbutësi, besnikëri, thjeshtësi, dlirësi dhe abstinencë. Festa kristiane e krishtlindjeve kishte (dikur në një kohë) dymbëdhjetë ditë e netë.

Edhe qyteti i shenjtë Jerusalemi është i dominuar krejtësisht nga dymbëdhjeta. Ai ka dymbëdhjetë dyer, mbi të cilat qëndrojnë dymbëdhjetë engjëj. Përveç kësaj të gjitha masat e qytetit bazohen te numri dymbëdhjetë. Përtej këtyre kuptimeve të kapshme shkon Kabbala, tradita mistike e hebraizmit. Në këtë doktrinë, me të preferuarën ezoterike, të gjitha numrat përtej kuptimeve të tyre ideologjikë, kanë një kuptim të brendshëm dhe paraqesin një esencë të veten.

Filmi dhe muzika
Kompozitori Arnold Schönberg

Por edhe larg fesë dhe besimit ka mjaft shembuj spektakolarë, që e veçojnë numrin dymbëdhjetë si diçka të veçantë nga shumëllojshmëria e numrave. Si teknika muzikore me dymbëdhjetë tonalitete ka hyrë në historinë e muzikës teknika e kompozimit të Arnold Schënbergut. Ai përdori të dymbëdhjetë tonet e sistemit tonik në mënyrë të njëjtë. Krijimtaria e tij kërkon një vesh shumë të ushtruar. Për shumicën e të tjerëve, me më pak vesh, pjesët e Schënbergut tingjëllojnë pak absurde.

Në mënyrë shumë më pak estetike, por të paharruar, numri dymbëdhjetë u përjetësua në një vepër të historisë së filmit. Nuk mund të imagjinohet, që Gary Cooper si marshali heroik Will Kane, t'u dilte përballë banditëve dhe vagabondit Frank Miller në ndonjë orë tjetër veçse në mesin e ditës. "High Noon" është një nga filmat më të njohur western.

Po tjetër?
Filmi "High Noon" me Gary Cooper dhe Grace Kelly

Duke patur parasysh fazat hënore dhe harmonitë e tingujve të çudit fakti, që dymbëdhjetën nuk e bëjnë të veten më shumë institucione. Bowlers për shembull i hedhin tradicionalisht "të gjitha nëntat". Futbollistët e injorojnë fuqinë e fesë dhe të traditës së botës së perëndive antike. Me kokëfortësi tifozët dhe FIFA i qëndrojnë besnikë trupës me njëmbëdhjetë lojtarë, në një kohë kur me dymbëdhjetë do të krijohej me lehtë një lloj olimpi futbollistik. Por ndoshta kjo mund të ndryshojë në përshtatje me vitin 2012./DW/Shqiperia
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi