Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Studenti shqiptar që e bëri Turqinë shembull në botë Empty Studenti shqiptar që e bëri Turqinë shembull në botë

Sun 19 Feb 2012 - 17:16
Studenti shqiptar që e bëri Turqinë shembull në botë 17-kushtrimi_1702121936_1 Studenti kosovar, Kushtrim Ahmeti nga Ege Univeristy në Turqi, nisi projektin për mbledhjen e kapakëve të plastikës, me qëllim që të ndihmohen personave me nevoja të veçanta, duke iu dhuruar në këtë mënyrë karroca nga riciklimi i kapakëve.

Ky projekt humanitar, i shpërndarë në 81 qytete të Turqisë, dhe mbledhja e 235 milionë kapakëve shënoi një rekord të ri, duke e bërë në këtë mënyrë Turqinë një shembull në botë dhe duke e nominuar atë për hyrjen në Librin e Rekordeve Guinnesse.

Nisma e kapakut të kaltër ka nisur nga studenti kosovar i stomatologjisë në Universitetin Ege të Izmirit në Turqi. Shkak për nisjen e kësaj fushate ka qenë momenti kur ai, teksa po bënte praktikën, është ndeshur me një grua që fëmijën e saj me aftësi të kufizuara po e bartte në shpinë, njofton portali Editorial.

Në fillim e kishte thirrur nënën e vet në telefon për të kërkuar para për ta blerë një karrocë për familjen e varfër. Ndërsa më pas, duke e marrë parasysh se ka shumë familje nevojtare, ai ka nisur hulumtimin, pas të cilit ka rezultuar projekti për mbledhjen e kapakëve të kaltër.

Një projekt i tillë është duke u zhvilluar edhe në Kosovë nga AUK-u
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi