Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Sonte në KTV mund të ndiqni:***17:15 Dokumentar: “Jeta e modeleve” pjesa 3 ***18:10 Një moto për

prej Mon 20 Feb 2012 - 1:31
- Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni, Nikolla Todorovski ka kundërshtuar aplikimin e gjuhës shqipe edhe në recetat dhe udhëzimet mjekësore.

Ai këtë e bëri të ditur, pasi që nga mediet shqiptare është pyetur lidhur me komentimin e një deklarate të sekretarit shtetëror të kësaj ministrie, që vjen nga radhët e partisë shqiptare BDI, i cili ditë më parë për mediet shqiptare ka theksuar se do të mundësohet përdorimi i gjuhës shqipe edhe në këtë drejtim.

"Unë në mëngjes nuk kam pasur rastin që të takohem me të dhe të bisedojë se cila ka qenë ideja. Në përgjithësi ne në Maqedoni kemi Marrëveshjen e Ohrit, e cila është përfshirë në Kushtetutë, kemi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, kemi Ligjin për mbrojtje shëndetësore dhe ato në mënyrë shumë të detajuar dhe precize rregullojnë këtë gjë. Dhe nuk ka asnjë element në asnjë ligj që mundëson një gjë të tillë", ka theksuar Todorov, duke komentuar propozimin për përdorimin e gjuhës shqipe në recetat dhe udhëzime mjekësore.

Ai ka theksuar se ndoshta ka nevojë të bëhen përmirësime në aspektin e komunikimit, pasi që një numër i madh i qytetarëve që shfrytëzojnë shërbimet mjekësore komunikojnë në gjuhët ndryshe nga maqedonishtja.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi