Share
Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 36
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

default Sondazh: Për amerikanët, Ronald Reagan mbetet presidenti më i preferuar

prej Wed 22 Feb 2012 - 0:36
Në një sondazh të realizuar nga “Yahoo”, një prej faqeve më të klikuara në Amerikë dhe botë, ku anketuesit pyeten se nëse do të ishte e mundur, cili president do të donit të rikthehej në postin e tij, bindshëm avancon presidenti Ronald Reagan me 47 % të votave të grumbulluara. Pas tij renditet Abraham Lincoln me 27 % të votave, ndërsa Franklin Roosevelt, me një diferencë të ngushtë, me 26 % të totalit, renditet i treti. Bartësit e vendit të dytë dhe të tretë ka mundësi që t’i ndryshojnë pozicionet, mirëpo, me sa duket tashmë është e pamundur ta mposhtin vendin e parë që i takon, Ronald Reagan.
Deri më tani, në këtë anketë kanë marrë pjesë mbi gjysmë milioni anketues.
Vitin e kaluar, amerikanët festuan 100 vjetorin e lindjes së ish presidentit Ronald Reagan. Ai shërbeu në postin e presidentit në periudhën 1981-1989. Vvdiq në vitin 2004.
Trashëgimia politike e Ronald Reaganit vazhdon të jetë e fuqishme edhe sot, veçanërisht për republikanët.
Kur zoti Reagan u zgjodh president në vitin 1980, konservatorët iu referuan kësaj fitoreje si Revolucioni Reagan, që nënkuptonte një qeveri më të vogël, ulja e taksash dhe rikthimi i krenarisë së Amerikës në botë.
Kur u largua nga detyra në janar të vitit 1989, Presidenti Reagan e përmendi këtë në fjalimin e lamtumirës, që mbajti nga zyra ovale.
"Fitorja ime u quajt ‘Revolucioni Reagan’, dhe unë e pranoj këtë. Por për mua ka qënë gjithnjë si një zbulim i madh, një rizbulim i vlerave dhe llogjikës sonë".
Vetë presidenti aktual, Barak Obama i referohet herë-herë Ronald Reaganit dhe trashëgimisë së tij, madje bëri këto komente gjatë fushatës së vitit 2008.
"Unë mendoj se Ronald Reagani ndryshoi trajektoren e Amerikës në një formë që nuk e bënë as Richard Nixoni dhe as Bill Clintoni. Ai inkurajoi atë që njerzit ndjenin dhe që kërkonin: qartësi dhe optimizëm", ishte prononcuar asokohe Obama.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi