Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Mbas çdo goli të Ramseyt vdes një VIP

prej Wed 22 Feb 2012 - 2:30
Mbas çdo goli të Ramseyt vdes një VIP 811Tifozët e futbollit kanë bërë një lidhje të çuditshme mes yllit të Arsenalit, Aron Ramsey dhe vdekjes së këngëtares Whitney Houston.

Sa herë që mesfushori gjen rrugë e rrjetës, një figurë e famshme botërore humb jetën dhe ylli i muzikës pop ishte personazhi i katërt brenda vitit të fundit.

Trupi i saj i pajetë u gjet në dhomën e hotelit vetëm pak orë pasi 21 vjeçari i kishte shënuar gol Sandërlendit në ndeshjen e të shtunës.

Por koincidencat kanë filluar në majin e vitit të kaluar, kur Ramsey shënoi përballë Mançester Junajtid.

Të nesërmen, terroristi ndërkombëtar, lider i Al-Kaeda, Osama Bin Laden, u vra nga trupat amerikane.

Në tetor, ai shënoi përballë Totenhmit, ndërsa vetëm tre ditë më vonë, u nda nga jeta themelues i “Apple”, Steve Jobbs.

Më vonë, në të njëjtin muaj, ai shënoi përballë Marsejës në Ligën e Kampioneve. Të nesërmen, diktatori libian Muhamar Gedafi u qëllua për vdekje nga protestuesit.

Në forumet e klubit anglez tashmë ka filluar një diskutim “mistik” rreth kësaj çështje. “Jam i shqetësuar se mos situata del nga kontrolli nëse a shënon me më shumë rregullsi”, ishte komenti humoristik i një prej tifozëve të “topçinjve”.


Mbas çdo goli të Ramseyt vdes një VIP Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi