Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Anija-spital për fatkeqësitë natyrore

prej Wed 22 Feb 2012 - 12:30
Anija-spital për fatkeqësitë natyrore  Anija-spital Një dizenjues italian jahtesh, Marino Alfani 29 vjeç, ka krijuar një spital lundrues. Anija-spital mund t’i vijë në ndihmë njerëzve që jetojnë në zonat bregdetare dhe gjithashtu mund të jetë shumë e dobishme kur vjen puna tek emergjenca të tipit si mbytja e kroçeres Costa Concordia.

Gjithashtu mund të lehtësojë sadopak fatkeqësitë natyrore si tsunami i vitit 2004 që shkatërroi të gjithë rrjetin rrugor në Indonezi.

Anija mund të mbajë tre pjesëtarë ekuipazhi dhe nëntë doktorë e infermierë. Mendohet se rreth 50 persona në ditë mund të trajtohen në të ose 1500 në muaj.

“Toka është e rrethuar nga uji dhe është e pabesueshme që nuk ka asnjë mjet për ndihmë të shpejtë në det”, është shprehur Alfani për ‘L’Eco di Bergamo’.

Ai shtoi se anija është modeluar në spitalin e Bergamos (Itali). Ajo është 35 metra e gjatë, 15 metra e gjerë dhe 8 metra e lartë.


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Anija-spital për fatkeqësitë natyrore  1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi