Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Zbulohet “Super Toka”, planeti i përbërë nga uji

prej Wed 22 Feb 2012 - 12:38
Zbulohet “Super Toka”, planeti i përbërë nga uji Super-toka Astronomët konfirmuan zbulimin e një klase të re planetësh. Bëhet fjalë për planetin e quajtur GJ 1214b, të cilin shkencëtarët e pagëzuan me emrin “Super Toka”.

Planeti u pikas nga teleskopi Hubble. Pamjet konfirmojnë praninë e ujit në të në sasi shumë të mëdha. Uji ndodhet kudo, madje edhe në atmosferën e trashë dhe të lagësht të planetit.

“Gj 1214b nuk ka krahasim me asnjë planet tjetër që në njohim deri më tani”, thotë Zachory Berta, shkencëtari udhëheqës i studimit nga “Harvard Smithsonian Center for Astrophysics”.

Super Toka u zbulua për herë të parë në vitin 2010. Në atë kohë u dyshua se atmosfera e tij përbëhej nga uji ose nga një mjegull e dendur, e ngjashme me atë që mbulon Titanin, satelitin natyral të Saturnit.

Grupi i astronomëve të udhëhequr nga Zachory Berta rianalizuan atmosferën e Gj 1214b duke përdorur edhe teknologji më të përparuar të teleskopit Hubble. Rezultati ishte zbulimi i një atmosphere me densitet më të qendrueshme se atmosfera që përbëhet nga mjegullat. Përllogaritjet arritën në përfundimin se planeti i ri, me përmasa më të mëdha se Toka, por më të vogla se Jupiteri, ka më shumë ujë se planeti ynë.

Por uji në Super Tokën është i shpërndarë masivisht në atmosferë në formën e “akullit të nxehtë”. Temperatura në këtë planet është e lartë.

“Temperaturat e larta dhe presioni në nivele të larta formojnë atë që ne e quajmë ‘akulli i nxehtë’, ose ndryshe ‘uji superfluid’, substanca këto krejtësisht të huaja për ne dhe eksperiencën tonë cdo ditë këtu në Tokë”, thotë profesor Berta.

Planeti është në një distancë “të afërt” me Tokën, në krahasim me zbulimet e tjera. Ky fakt e bën atë një ndër kandidatët potencial për të qendruar nën vëzhgim nga një teknologji më e përparuar e teleskopëve, ai “James Webb Space Telescope”, i parashikuar për t’u hedhur në hapësirë në fund të kësaj dekade.


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Zbulohet “Super Toka”, planeti i përbërë nga uji 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi