Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
avatar
Legjenda
Anetar i perjashtuar
Anetar i perjashtuar
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 40
<b>Postime</b> Postime : 5560
<b>Hobi</b> Hobi : FUTBOLL
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ne vendi e dashur quhet tetova
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 19/02/2012

Vrasja e gazetares, hidhërim në Kosovë  Empty Vrasja e gazetares, hidhërim në Kosovë

Wed 22 Feb 2012 - 22:32
Lajmi për vrasjen e gazetares Maria Colvin dhe kolegut të saj në Siri ka hidheruar edhe opinionin publik në Kosovë. Maria Colvin ishte një nder zerat qe denoncuan para opinionit botëror krimet që forcat serbe kryen gjatë luftës në Kosovë.

Në një telegram ngushëllimi ministri kosovar i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj dënoi fuqishëm vrasjen e gazetares Colvin dhe kolegut të saj duke e cilësuar këtë si akt kundër vlerave të gazetarisë.

“Znj. Colvin me mjeshtëri dhe saktësi ka mbuluar ngjarjet në Kosovë dhe vende të tjera. Ajo do të mbahet mend edhe për trimërinë dhe dhembshurinë e saj për viktimat e luftës. Znj. Colvin asnjëherë nuk hezitoi të raportojë për mizoritë e bëra kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës”, shkruhet në telegramin e ministrit Hoxhaj.

Dhe pikërisht një nga ngjarjet për të cilat kishte shkruar Maria Colvin është masakra serbe mbi familjen e ish-komandantit të UÇK-së Adem Jashari. Personazhi kryesor në artikullin i cili u botua me 15 mars 1998 në "Sunday Times" është Besarta, e mbijetuara e vetme nga kjo masaker.

Colvin atë kohë solli një rrëfim të detajuar të Besartës, faktin se si ajo qëndroi për dy dite e rrethuar me trupat e vdekur të familjarëve të saj derisa ushtria serbe vazhdonte të bombardonte shtëpinë e Jasharajve.

“Besarta është e mbijetuara e vetme e një masakre e cila mund të quhet as më pak e as më shumë se një sulm i planifikuar i ushtrisë serbe”, kishte shkruar Colvin në këtë artikull.

Dhe sot teksa i bëjnë jehonë punës së saj, në shumë media ndërkombëtare kujtohet se si në Kosove ajo kishte rrezikuar jetën edhe në shumë konflikte të nxehta, me qëllimin e vetëm për t’u bërë zëri i viktimave dhe i së vërtetës.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi