Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vjedh makinën, por brenda gjen një fëmijë në gjumë letargjik Empty Vjedh makinën, por brenda gjen një fëmijë në gjumë letargjik

Thu 23 Feb 2012 - 17:21
Vjedh makinën, por brenda gjen një fëmijë në gjumë letargjik Ggt-150x133Një hajdut ka arritur të vjedhë një makinë në Nju Jork, e cila ishte lënë e ndezur nga pronari i saj jashtë një dyqani.

Për tu theksuar se brenda auto-veturës ndodhej djali i tij 6-vjeç që ishte në gjumë.

Policia ka rrëfyer se babai 26-vjeçar nga Nju Jork, kishte ndaluar për shumë pak kohë para një dyqani, pasi donte të blinte vetëm diçka për të pirë dhe si rrjedhojë makinën e la të ndezur.

Hajduti përfitoi nga ky çast dhe menjëherë u fut në makinë duke u larguar me shpejtësi.

Me shumë mundësi në momentin që ai ka vënë re praninë e vogëlushit e ka braktisur menjëherë makinën, pasi diçka e tillë ndodhi vetëm 30 minuta më vonë.

Historia duhet thënë se për fat të mirë nuk pati një fund të keq.

Fëmija gjatë gjithë kohës ka qenë në gjumë dhe nuk mori vesh çka kishte ndodhur, duke shmangur një trembje, ndërsa në krahun tjetër babai u inkriminua për faktin se vuri në rrezik jetën e një minoreni.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi