Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Venizelos: Pa programin e ri dhe PSI, Greqia bëhet si Shqipëria Empty Venizelos: Pa programin e ri dhe PSI, Greqia bëhet si Shqipëria

Thu 23 Feb 2012 - 18:46
Venizelos: Pa programin e ri dhe PSI, Greqia bëhet si Shqipëria Spacer
Venizelos: Pa programin e ri dhe PSI, Greqia bëhet si Shqipëria Spacer
Venizelos: Pa programin e ri dhe PSI, Greqia bëhet si Shqipëria 51541_1ATHINE - Gjatë fjalës së tij në Parlament, në debatin mbi projekt-ligjin e këmbimit të bonove, ministri i Financave Evangelos Venizelos deklaroi se Greqia ka nevojë për programin e ri që të mos bëhet si Shqipëria dhe Moldavia.

Ministri shpjegoi se programi i ri dhe PSI, do të çojnë vendin në një situatë të qëndrueshme fiskale dhe do të lehtësojnë borxhin grek me 110 miliardë euro.

Ndërkaq me herët në një intervistë për televizionin Mega, Venizelos tha se "Nuk ekziston rreziku i falimentimit, as i rrënimit të ekonomisë", dhe nënvizoi se "disa po e braktisin përfundimisht mendimin se zgjidhja për Greqinë është falimentimi dhe dalja nga euro". Greqia lidhet në mënyrë të pazgjidhshme me euron, theksoi Venizelos.

«Ka një përgjigje për spekulatorët, për të gjithë ata që investojnë shumë shpresa për përfitime të konsiderueshme në rënien e ekonomisë greke dhe daljen nga euro» tha ai.

Venizelos sqaroi se me kredinë e re do të forcohet likuiditeti në ekonomi, qoftë nëpërmjet shlyerjes së detyrimeve të shtetit ndaj bizneseve, qoftë përmes bankave në të cilat, pas rikapitalizimit, shteti do të ketë shumicën e aksioneve.

Sipas ministrit, dalja nga recesioni i viteve të fundit do të vijë me përshpejtimin e ndryshimeve strukturore, por edhe me uljen e çmimeve, sidomos ato të konsumit të gjerë.

Referuar burokracisë dhe mentaliteteve që duhet të ndryshojnë, ministri i financave vuri në dukje se mjaft investime të rëndësishme vonohen pikërisht për shkak të mënyrës së funksionimit të shtetit.

Ministri i Financave ndër të tjera tha se për të zbatuar programin e ri kërkohet "punë, punë, punë," dhe foli për nevojën e një "fushate kombëtare" për ta kthyer vendin në një mjedis pozitiv për investime, sepse vetëm kështu sic tha, do të ndihmojmë të papunët, zhvillimin dhe të ardhurat e ulëta. Venizelos më parë kishte bërë apel për rikthimin në Greqi të depozitave të transferuara jashtë vendit.

***
Masat që do të nevojiten për vitet 2013 dhe 2014 do të diskutohen në muajin qershor, bëri të ditur ministri i shtetit dhe zëdhënës i qeverisë, Kandelis Kapsis, duke folur në kanalin televiziv NET.

Kapsis theksoi se që të japë rezultate marrëveshja që u arrit të martën në takimin e eurogrupit për reduktimin e borxhit grek, "duhet të bëjmë ndryshime kolosale".

"Ajo që kërkohet nga qeveritë e ardhshme është se çfarë ndryshimesh do të realizohen, me qëllim që të bëhet produktive ekonomia", nënvizoi zëdhënësi i qeverisë.

I pyetur lidhur me kohën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, Kapsis përsëriti se zgjedhjet do të zhvillohen sapo të përfundojë kontrata për kredinë.
Luan_Valikardi
Luan_Valikardi
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 38
<b>Postime</b> Postime : 21456
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 28/08/2010

Venizelos: Pa programin e ri dhe PSI, Greqia bëhet si Shqipëria Empty Re: Venizelos: Pa programin e ri dhe PSI, Greqia bëhet si Shqipëria

Fri 2 Mar 2012 - 13:07
Ose greku tallet me ne, ose Saliu s'e ka mare vesh mire gjendjen e Shqiperise!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi