Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Drama e Alanna: Vajza qe transformohet ne nje femije

prej Fri 24 Feb 2012 - 18:20
Drama e Alanna: Vajza qe transformohet ne nje femije AlanaThe Sun, tregon historine e Alanna Wong, studentja 22 vjecare, e cila vuan nga nje semundje e rralle neurologjike qe e transformon ne nje femije.

Vajza vuan nga sindroma Kleine-Levin Syndrome, KLS, qe con ne nje 'gjum te gjate' dhe mund te zgjase 22 ore ne dite. Kjo patologji e pasherueshme shtyn Alanna-n te kete 'sulme' e cila fillon te sillet si nje e mitur dhe te kthehet si nje zombie. Gjate sulmeve humbet edhe aftesine per te kontrolluar sjelljet e saj dhe fillon te flase me zerin e nje femije te vogel. Harron te lexoje dhe ndihet konfuze nga cdo gje qe e rrethon.

E ema Diane, shprehet se: 'Ajo kthehet ne nje femije, sillet sikur te jete pese vjece, fillon te qaje dhe ndryshon humorin papritur, e binudr nga fakti se te gjithe e urrejne. Ne kete pike perpiqem te lexoje nje liber sebashku me te, por nuk mund ta beje as kete gje'.

Alanna u godit nga kjo patologji ne moshen 10 vjecare dhe e ema u frikesua per te ardhmen qe priste femijen e saj.

Kriza vjen pa paralajmerim dhe mund te zgjase dite, jave, muaj. Sulmi me i gjate ka zgjatur tete muaj. Gjate sulmeve vajza humbet vetedijen per cafredo lloj gjeje qe ha.

Mjekeve i'u deshen tete vite per te diagnostikuar sakte shqetesimin e Alanna, e cila la Seattle per te jetuar e vetme ne Hawai duke shpresuar se do te rifitonte nje ekuiliber pas nje adoleshence me presione dhe ngacmime.

Sindroma e Kleine-Levin, eshte nje crregullim neurologjik i rralle dhe kompleks, nga shkaqe te panjohura, karakterizohet nga nje gjume i gjate dhe nga ndryshimi i sjelljes. Eshte nje patologji qe godet ne vecanti adoleshentet. Simptomat e para jane nje lodhje progresive qe con per te shpenzuar pjesen me te madhe te dites ne krevat.(E.A/infoalbania)


Drama e Alanna: Vajza qe transformohet ne nje femije Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi