Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

Vajza "Ujk" ndihet krenare per rekordin qe mban Empty Vajza "Ujk" ndihet krenare per rekordin qe mban

Fri 24 Feb 2012 - 20:54
Vajza "Ujk" ndihet krenare per rekordin qe mban ImagesFytyra e saj është e mbuluar plotësisht me flokë, për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike, e njohur si sindroma e AmbrasE kanë cilësuar si “vajza ujk”, apo “fytyre majmuni”, por Supatra Sasuphan, fëmija më leshtore në botë, nuk demoralizohet nga tallja e shokëve të klasës. Faktikisht, 12-vjeçarja është ndër studentet më të shkëlquera të shkollës së Bangkokut dhe përkundër faktit se cehra e saj sjell gjithmonë episode jo të këndshme, ajo shprehet se është “e lumtur që mban një rekord ‘Guinness’”. Fytyra e saj është e mbuluar plotësisht me flokë, për shkak të një sëmundjeje të rrallë gjenetike, e njohur si sindroma e Ambras, që godet vetëm 50 persona në të gjithë botën. “Kur të rritem dua të bëhem një mjeke – thekson Supatra – për të ndihmuar dhe kuruar njerëzit”.
Mbi këtë sëmundje ka dokumente që prej Mesjetës, kur njerëzit e infektuar me këtë sëmundje etiketoheshin si “njerëz-ujq”. Leshi i dendur i rritet jo vetëm në fytyrë, por edhe nëpër veshë, qafë e shpinë. As ndërhyrja me lazer s’arrin të ndalë rritjen. E ndërkohë që pjesa më e madhe e këtyre të “sëmurëve” izolohen dhe largohen, Supatra është pranuar nga komuniteti i saj. Madje që kur është bërë një nga personazhet më të famshme të Kinës, janë pakësuar edhe frazat tallëse kundrejt saj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi