Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Gjyshja e klubeve të natës

prej Fri 24 Feb 2012 - 20:57
Gjyshja e klubeve të natës Gjushe-djNjë kamerier rreth të 25-ve duket i përgjumur teksa shërben pijet në një nga hotelet luksoze në kryeqytet. Edhe 30 minuta ndajnë nga mesnata, përderisa ai ka edhe një orë për të përfunduar orarin e punës. Gjumi duket të jetë opsioni i vetëm i kamerierit. Pesë minuta më vonë 72 vjeçja, me syze të diellit, aksesorë që shkëlqejnë e me grim të lehtë por që dallohet, zbret nga ashensori. Ajo nuk e ka ndërmend të flejë. Adresa e saj është klubi i natës. Ruth Flowers, e njohur me emrin e skenës DJ Mamy Rock, ka dhe një çantë të vogël me vete, në të cilën mban disa CD dhe disa aksesorë të tjerë të veshjes, të cilët i nevojiten.

”Gati për klub, djema”, thotë ajo pa shaka.

Kamerieri sjell kokën duke shprehur habi dhe me kureshtje afrohet tek tavolina, nga ku Mamy Rock e njohur si DJ Gjyshja, të enjten afër mesnatës ka dhënë intervistë për “Kohën Ditore” dhe Kohavision.

Pas një ore Mamy Rock do të performonte në klubin “Prime” të kryeqytetit. E kjo orë, kur ajo nis “punën”, shumicën absolute të moshatarëve të saj e edhe më të rinj në moshë, i zë duke fjetur. Por kjo është jeta e saj. Dhe i pëlqen.
”E po, e dini, nuk jam shumë gjumashe dhe nata nuk më pengon, kështu që kjo nuk ka ndikim tek unë. Madje, do të thosha se nëse më shihni më vonë kur ta kem përfunduar, do të jem shumë më e kthjellët se një pjesë madhe e të rinjve”, thotë ajo.

E pikërisht kjo edhe ka ndodhur të enjten mbrëma. Mamy Rock ka lëshuar muzikë deri në orën 4 të mëngjesit dhe energjia e saj ka qenë po aq sa ishte katër orë më parë. Ani pse jo më shumë se 300 veta kishin ardhur të dëgjonin performancën e saj, ata që ishin aty u lodhën më shumë se “Gjyshja”. Performanca e Mamy Rock nuk u shqua shumë për sensacion në performim porse madhështia e saj qëndron pikërisht tek energjia të cilën ajo e ka kur performon. Klubi kishte paralajmëruar audiencë të shumtë aq sa kishte ndarë në dy periudha çmimet e biletave. Pas mesnatës çmimi i një bilete nga 7 euro ka kërcyer deri në 15 euro.

Ani pse nuk e ka idenë sesi është skena e muzikës elektronike në Prishtinë e në Tiranë - ku kishte performuar në mars të vitit të kaluar - Mamy Rock i pëlqejnë shqiptarët.

”Ishin shumë mikpritës dhe kaluam mirë. Kështu më duket edhe këtu në Kosovë. Njerëz të mirë”, thotë ajo. Por për të nuk ka dallim se para kujt performon. E rëndësishme, sipas saj, është të jenë njerëz që duan të kërcejnë. E ky kërcim, sipas saj, duhet të zgjasë tërë natën. Nata dhe Mamy Rock duket se janë “çift” perfekt për të bashkëjetuar.

Për gjumë “gjyshja” s’e ka problem.

“Mund të flejë ditën apo jo?”, pyet ajo. Edhe dita është gjithashtu pjesë e pëlqyer e saj. E jeta e saj që në pesë vitet e fundit lidhet shumë ngushtë me të lëshuarit muzikë nëpër klube të njohura botërore, sipas saj merr kuptim në disa detaje. Një rrëfim ajo e ka edhe nga koha kur cunami shkatërrues goditi Japoninë. Në atë kohë një vajzë e re i kishte dërguar një mesazh ku i kishte thënë se me gjithë shkatërrimin, muzika e Mamy Rock e kishte inspiruar dhe i kishte dhënë zemër.

“E kuptova se është një jetë që duhet jetuar dhe mendova nëse do të duhej të bëja diçka tjetër, t’i ndihmoj dikujt në atë mënyrë, atëherë jam e kënaqur me veten”, thotë ajo.

Por me atë që kënaq të tjerët, ajo kishte filluar të merret jo më larg se në vitin 2009, kur edhe ka ndodhur performanca e saj e parë në ndejën e Festivalit të Filmit në Cannes. Aty kishte performuar së bashku me Lenny Kravitz e Mariah Carey. Por gjithçka kishte nisur në një ndejë të nipit të saj, kur rastësisht për “show” kishte hipur në skenë për të lëshuar muzikë.

“S’ma merrte mendja se nipërit e mi do ta merrnin aq seriozisht atë performancë dhe fjalët e mia se dua të bëhem DJ”, thotë Mamy Rock. Nipërit do ta prezantonin gjyshen e tyre me një producent i cili do ta merrte atë në kompaninë e tij diskografike. Një vit më vonë, Mamy Rock do të nxirrte kompilacionin e saj të parë. “Still Rocking” ishte titulli dhe kishte ndërlidhje të fortë me vendimin e saj. Së voni ka publikuar edhe këngën tjetër “69” në bashkëpunim me këngëtarin Riz.

Suksesi i saj ndërkombëtar duke performuar në shumicën e vendeve evropiane dhe amerikane vetëm sa po rritet. Ajo tashmë është një sensacion në skenën e muzikës ndërkombëtare. Me të dalë në skenë ka zënë ballinat e gazetave të njohura botërore si: “The Guardian”, “Daily Telegraph”, “The Sun”, “The New York Times” e shumë tjera. E agjenda e saj këtë vit është gati krejtësisht e ngarkuar me afro 200 koncerte të aranzhuara deri në fund të vitit. I bie që gati një herë në dy ditë, ajo të jetë në skenë.

Por Mamy Rock e pranon vetë se deri para disa vjetësh nuk ka ditur asgjë për muzikën elektronike.

Por ajo vjen nga një familje instrumentistësh, dhe lidhja e saj me muzikën është e fortë. Ajo dinte shumë për muzikën e viteve ’60, ‘70. Por edhe me muzikën e këtij shekulli është e lidhur. Kjo vërehet edhe kur mikson. Ajo shpesh mund ta lëshojë ndonjë këngë nga Rihanna e fill më pas “I feel good” të James Brown. Lidhja nuk duket fort profesionale por pak ka rëndësi kjo për një DJ 72-vjeçare.
“Përzierja e së vjetrës me të renë, si duket, po funksionon”, vlerëson ajo.
Por ndikimin më të madh në karrierën e saj ka pasur Fredie Mercury e Mick Jagger. Edhe Madonna i pëlqen. A muzika e tyre ka lënë shenjë edhe në emrin e saj, Mamy Rock.

“Tek unë kishte ndikim ‘The Queen’. Më pëlqen pothuajse gjithçka që kanë bërë ata”, thotë Mamy.

Mamy Rock është e vetëdijshme se gjërat kanë ndryshuar shumë ndër vite. Sipas saj, më herët tregoheshin tregime me këngë, e tani është vetëm ‘beati’.
“Shpesh janë të përsëritshme. Por, kështu e do koha, sepse ka ndryshuar”, thotë ajo.

Mamy Rock thotë se i pëlqen sfida dhe pranon gjithçka që i vjen përderisa mund ta kontrollojë.

“Tani e keni vetëm një DJ, i cili performon. Është shumë ndryshe nga epoka kur unë isha e re. Tani këto gjëra edhe kushtojnë”, tregon Mamy.

Por Mamy Rock e pranon se po kënaqet me punën e saj. Ajo tashmë edhe ka marrë epitetin e një “gjysheje” të cilën do të donin ta kishin të gjithë të rinjtë. Tingëllon goxha interesante të shkosh në klub të natës së bashku me gjyshen. E mbi të gjitha, Ruth Flowers është një inspirim për moshën e tretë. Nuk do të thotë se gjithsesi duhet të bëhen DJ ose të kërcejnë në klube.
“Duhet të përqafoni të renë, e jo të kaluarën”, thotë ajo.


Gjyshja e klubeve të natës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Aldino82
Aldino82
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 4586
<b>Hobi</b> Hobi : sporti,formula uno,moto GP
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ITALI
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 05/11/2011

default Re: Gjyshja e klubeve të natës

prej Fri 24 Feb 2012 - 21:17
Sa te ngjaka moj Ana Gjyshja e klubeve të natës 1698836746 Gjyshja e klubeve të natës 1698836746 Gjyshja e klubeve të natës 1698836746 Gjyshja e klubeve të natës 2585209286


Gjyshja e klubeve të natës 138970eg0jnigthy
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Re: Gjyshja e klubeve të natës

prej Fri 24 Feb 2012 - 21:21
Gjyshja e klubeve të natës 1698836746 Ja kete do te sjell per te shpetuar jeten ty apo sdo....? ti e di por do vdesesh ndryshe ta dish grrrr grrrr


Gjyshja e klubeve të natës Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Bestt
Bestt
Komplet
Komplet
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Kosova
<b>Postime</b> Postime : 4512
<b>Hobi</b> Hobi : ......
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : ........
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 15/05/2011
http://......

default Re: Gjyshja e klubeve të natës

prej Fri 24 Feb 2012 - 21:24
hajde gjyshe hajdeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee


Nuk m'do askush.................... M'do Allahu ♥️
Nuk m'sheh askush................ M'sheh Allahu ♥️
Nuk m'beson askush.............. M'beson Allahu ♥️
Nuk m'gjykon askush............. M'gjykon Allahu ♥️
Nuk kam afer askend.............. Kam afer Allahun ♥️
Nuk lutem te askush............... Lutem te Allahu ♥️
Nuk gjunjezohem te askush... Gjunjezohem te Allahu ♥️


Zoti na i dha te gjitha cift, dy duar, dy sy, dy vesh. Po zemren pse na dha vetem nje? Sepse te dyten ja dha dikujt tjeter dhe ne duhet ta kerkojm deri sa ta gjejm ...
Sponsored content

default Re: Gjyshja e klubeve të natës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi