Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Kur gjarperinjte bejne masazh

prej Sat 25 Feb 2012 - 16:38
Per ata te cilet nuk frikesohen, por jane mjaft te guximshem, ne sallonet e Talmei Elazar ne Izrael, klienteve neper shpine u ecin lloje te ndryshme gjarperinjsh, madje per kete "kenaqesi" duhet te paguajne 80 dollare. Ata qe e kane mbi supe nje eksperience te tille, tregojne se eshte njeherazi e frikshme, por ne te njejten kohe edhe shume intriguese. Rreshqitja qe kryejne ata mbi shpinen njerezore, ka efekte relaksuese, por edhe cliruese, ndoshta per shkak te emocioneve te forta qe perjetohen gjate atyre momenteve. Po aq i efektshem si botoksi, por shume me i lire, reklamohet prodhimi kozmetik me baze helmi gjarpri. Nje nga kremrat e lancuar se fundmi, nga nje linje prestigjioze e produkteve kozmetike, eshte kremi me baze ne forme sintetike nga helmi qe leshon gjarpri Tropidolaemus wagleri, lloj ky i gjarprit aziatik, kur deshiron ta paralizoje gjahun. Po ashtu bashkimi vepron edhe ne muskujt e fytyres; i bllokon dhe parandalon krijimin e rrudhave, dhe i rrafshon ato qe tashme jane paraqitur. Studimet treguan se rrudhat zvogelohet per madje 52 per qind, nese kremi vendoset ne fytyre dy here ne dite gjate 4 javeve, pohojne prodhuesit dhe thone se kjo eshte zgjidhje e perkryer per ten te bukur dhe te bute, me fare pak shpenzime. Sigurisht qe per ekspertet e kesaj fushe, mbreteresha e trajtimeve te tilla eshte natyrisht Madonna, e cila cdo mbremje para se te fleje vendos ne fytyre krejt kremin qe eshte pergatitur nga helmi i gjarprit, qe kushton gati 1000 dollare, si dhe mbeshtillet nga koka gjer te kembet me nje njefare lloj kostumi plastik, qe ka efekt trajtues. Po keshtu, qe me heret jane njohur efektet e jashteqitjes se bilbilit, qe perdornin gejshat japoneze si trajtim bukurie. Kete metode e popullarizoi Victoria Beckham, e cila pohon se me ne fund i hoqi qafe aknet dhe papastertite ne fytyre. Pasi u rinua me nje sere nderhyrjesh estetike, Demi Moore ishte ne Austri ne qendren e pastrimit te gjakut dhe u detoksinua me ndihmen e shushunjave. Keto specie ishin te popullarizuara ne shekullin e XIX, por thuhet se perseri filluan te perdoren ne mjekesine moderne.

Peshqit bejne edhe pedikyr

Nje sallon ne Tokio ofron pedikyr special. Klientet duhet vetem t'i fusnin kembet ne uje te vaket, ndersa lekuren e vdekur nga thembrat dhe shputat do t'ua heqin peshqit te llojit garra rufa, duke i kafshuar ngadale. Garra rufa, te njohura si Dr. Fish jetojne ne vendndodhje vullkanike ne Turqi, ne temperature me te madhe se 30 grade dhe banoret e atjeshem, prej shume kohesh i perdorin per masazh dhe sherim te psoriazes keto lloj speciesh.koha jone


Kur gjarperinjte bejne masazh Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi