Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Personi më i shkurtër në botë futet në librin e rekordeve: Dua të takoj Presidentin

prej Mon 27 Feb 2012 - 15:31
Personi më i shkurtër në botë futet në librin e rekordeve: Dua të takoj Presidentin Guiness-noaNepal, 27 Shkurt 2012, NOA - Chandra Bahadur Dangi, një nepalez 72-vjeçar, zyrtarisht është pjesë e rekordeve Guinness dhe kjo për faktin se është shpallur si personi më i shkurtër në mbarë globin.

Ai ka një gjatësi prej 55 centimetrash, 54,6 më saktësisht, dhe ditën e Diel mori certifikimin zyrtar të Guinness për rekordin e arritur.

Chandra Bahadur Dangi është dhe personi më i shkurtër i 57 viteve të fundit në historinë e rekordeve Guinness.

Pasi mori çmimin, 72-vjeçari ka rrëfyer për gazetarët në Katmandu, se ndihet tepër i lumtur dhe se në planet e tij ka një takim me presidentin e Nepalit.

Chandra Bahadur Dangi jeton në një fshat në mal, Rhimikholi, rreth 400 kilometra në perëndim të Katmandu, së bashku me vëllanë e tij më të vogël.

Para Dangi, rekordi mbahej nga 18-vjeçari filipinas Junrey Balawing, i gjatë rreth 57 centimetra.

r.b/NOA


Personi më i shkurtër në botë futet në librin e rekordeve: Dua të takoj Presidentin Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi