Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default I tha "I love you" dhe e solli sërish në jetë

prej Tue 28 Feb 2012 - 10:10
I tha "I love you" dhe e solli sërish në jetë 51776SKOCI - 49 vjecarja Lorna Baillie nga Skocia pësoi një atak në zemër dhe burri i saj, djali dhe tre vajzat nuk mund të ngushëlloheshin, kur pas tre orësh të vështira mjekët dështuan, që ta risjellin atë në jetë.

Gruaja u deklarua "teknikisht e vdekur" dhe gjëja e vetme që e mbante gjallë ishte goditja elektrike dhe doza të forta të adrenalinës.

Kështu, familja e shkatërruar nga dhimbja u mblodh rreth shtratit të 49 vjecares për t’i thënë “lamtumirë”.

Pasi fëmijët e përshëndetën për herë të fundit nënën e tyre, burri u përkul në pranë saj dhe i pëshpëriti duke u ngashëryer, "Lorna, të dua, ktheu tek unë”.

Të afërmit, infermierja dhe mjeku që u thirr me urgjencë, tregojnë se në këtë moment, gruaja filloi të marrë përsëri ngjyrën normale. Mjekët filluan me urgjencë një trajtim të vecantë dhe gruaja filloi të bëjë lëvizjet e para dhe të komunikojë me njerëzit e afërt.

"Ky lloj shërimi është dicka e rrallë dhe gruaja vazhdon të bëjë përparim," tha mjeku David Farquharson, me siguri duke pranuar pa zë se “dashuria bëri atë që nuk mundi ta bëjë mjekësia”.

I tha "I love you" dhe e solli sërish në jetë Spacer


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 I tha "I love you" dhe e solli sërish në jetë 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi