Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur

prej Tue 28 Feb 2012 - 11:42
Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur 51792SHBA- Kujdes kur ripërdorni vajin për skuqje, apo për të ngrohur në të një ushqim të gatuar më parë, pasi mund të jetë helmues për shëndetin. Nga përdorimi më shumë se njëherë i këtij vaji formohen disa substanca që lidhen me sëmundjet neurvore dhe disa lloje të kancerit.

Vaji i përdorur për skuqje mund të jetë shumë i rrezikshëm dhe helmues në disa mënyra. Që në skuqjen e parë, ai lëshon në ambient disa substanca të quajtura aldehide, të cilat mund të thithen nga ajri. Por një studim i fundit tregon se, ekziston mundësia që këto substanca të mbeten edhe në vaj dhe të përthithen nga trupi i njeriut bashkë me ushqimin

Kujtojmë që aldehidet janë përcaktuar nga shkencëtarët si substanca që lidhen me sëmundjet si Alzheimer, Parkinson dhe disa lloje të kancerit.

Edhe më parë dihej që aldehidet çliroheshin në ajër pas skuqjes, por studimi më i ri tregon se ato mbeten në vajin që skuqet, kështu që bëhen të rrezikshme për shëndetin, pasi përthithen sëbashku me ushqimin. Prandaj specialistët këshillojnë që vaji të përdoret vetëm një herë për skuqje, që trupi të përthithë sa më pak aldehide.
(ma.ar/BalkanWeb)
Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur Spacer


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Ja pse duhet evituar skuqja e ushqimeve me vaj të përdorur 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi