Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Tenton të shesë drogë në tualetet e policisë

prej Tue 28 Feb 2012 - 15:29
Tenton të shesë drogë në tualetet e policisë Droge-noaUashington, 28 Shkurt 2012, NOA - Një djalë 24-vjeçar është arrestuar në tualetet e departamentit të policisë së Everett, në shtetin e Washington, kjo pasi tentoi të shiste drogë pikërisht në banjat e policisë.

Një agjent ishte në tualet në momentin që dëgjoi djalin të përgjigjej në celular: i surprizuar nga prania e agjentit, djali ishte duke arritur një marrëveshje për shitjen e drogës.

Fillimisht agjenti mbeti disi i hutuar nga situata, por më pas çdo dyshim ja hoqi vetë djali, i cili vazhdoi me telefonatat e tij me 2 klientë të tjerë.

Agjenti i policisë, që ndërkohë kishte lajmëruar dhe një koleg, e priti djalin në dalje të tualetit, duke i kërkuar sqarime.

Pasi tentoi të mohonte, i riu nuk mund të bënte asgjë tjetër përveçse të pranonte që po përpiqej të shiste drogë, ku në atë moment i dorëzoi agjentëve dhe një sasi të vogël që kishte me vete.

I riu më pas u arrestua për shpërndarje të substancave narkotike.

r.b/NOA


Tenton të shesë drogë në tualetet e policisë Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi