Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Një maçok kandidat për senator në SHBA

prej Tue 28 Feb 2012 - 16:38
Një maçok kandidat për senator në SHBA 51794TIRANE- Një kandidat i ri është futur në garën për Senator të Shteteve të Bashkuara. Ai po i sfidon kandidatët Xhorxh Alen dhe Tim Kein me një fjalë të vetme: Mjau.

Kandidati, i cili quhet Henk, është një maçok rrugësh nëntë-vjeçar nga Springfild dhe ka ndërkohë një faqe interneti, një faqe në Facebook, një llogari në Tëitter si dhe një poster fushate. Gara e tij për Senat bazohet në krijimin e vendeve të punës.

Henku e shpalli kandidimin e tij në fillim të këtij muaji dhe materialet e fushatës së tij e prezantojnë si një “Të pavarur krenar” me “eksperiencë jetësore, një këndvështrim unik dhe energji të pashtershme”. Faqja e internetit “Henku për Senator” po kërkon vullnetarë për të folur për Henkun, duke shkuar derë më derë, duke bërë telefonata si edhe për të punuar në qendrat e votimit në ditën e zgjedhjeve.

Stafi i fushatës së Henkut nuk ishte i disponueshëm për të dhënë koment të hënën. Maçoku po kandidon për pozicionin e Senatorit që ka mbetur bosh kur Senatori Xhejms Web dha dorëheqjen këtë vit. Web ka thënë se nuk do të rikandidojë. Alen dhe Kein, që të dy ish-guvernatorë të Virxhinias, kryesojnë në këtë garë të çuditshme për Senator.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)
Një maçok kandidat për senator në SHBA Spacer


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Një maçok kandidat për senator në SHBA 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi