Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Studimi, të pasurit më të prirur të thyejnë ligjin Empty Studimi, të pasurit më të prirur të thyejnë ligjin

Wed 29 Feb 2012 - 10:06
Studimi, të pasurit më të prirur të thyejnë ligjin 51820Të pasurit janë më të prirur të thyejnë ligjet; është ky përfundimi i studimit të fundit të universitetit të Berkley në California, dhe universitetit të Toronto.

Sipas testeve të bëra nga ekspertët, të cilët kanë analizuar sjelljen e një grupi personash që i përkisnin klasave të ndryshme sipas të ardhurave, pasanikët janë personat më egoistë dhe më të priturit të mos respektojnë normat, psh. në makinë priren të mos ndalojnë në stop, e mbi të gjitha janë të prirur të gënjejnë për qëllime fitimi.

Sipas ekspertëve, kjo sjellje vjen ngaqë të pasurit kanë më pak nevojë për solidaritet social për të mbijetuar dhe mund të kujdesen vetëm për interesat e tyre.

Në bazë të kërkimeve të mëparshme, është treguar se personat që i përkasin “klasës së larë” nuk shqetësohen për atë cka thonë të tjerët dhe janë më pak të interesuar të krijojnë bashkëveprim social.

Sipas njërit prej autorëve, psikolog studimi mund të jetë i dobishëm për të kuptuar më mirë lindjen e një lëvizje si ajo e “të indinjuarve”, apo sjelljen e një financieri mashtrues pasanik si Madoff.

(ar.si/BalkanWeb)
Studimi, të pasurit më të prirur të thyejnë ligjin Spacer
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi