Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 43
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Kontrolli i zemërimit shpëton jetën

prej Wed 29 Feb 2012 - 10:09
Kontrolli i zemërimit shpëton jetën 51817Kërkime të reja në këtë fushë tregojnë se zemërimi prish qëndrueshmërinë e valëve elektrike të zemrës, gjë që mund të shkaktojë çrregullim të ritmit në rrahjet e zemrës. Ritmi jo normal mund të shpjegojë arsyen përse ndonjëherë zemra pushon papritur kur njeriu përballet me tronditje, dëshpërim të thellë apo stres ekstrem.

Këto dhe të dhëna të tjera të ngjashme i bëjnë ekspertët të mendojnë se emocionet e forta mund të ndikojnë për ndalje të papritur të rrahjeve të zemrës. Por është ende e paqartë se në ç’mënyrë zemërimi, tronditja e thellë , trishtimi a dëshpërimi, mund të dëmtojnë zemrën.

Studimi i ri lë të kuptohet se emocionet e forta mund të ndryshojnë drejtpërdrejtë stabilitetin elektrik të zemrës. Shkencëtarët pranë universitetit Yale morën në shqyrtim 62 pacientë që përdornin pejsmejkër.
Shkencëtarët u kërkuan pjesmarrësve në studim që të kujtonin një kohë kur ata ishin ndjerë të zemëruar, dhe vëzhguan veprimtarinë e zemrës për të parë nëse do të ndodhte ndonjë ndryshim. Gjatë këtij vëzhgimi me aparat, shkencëtarët vunë re se zemërimi shkaktoi tronditje në valët elektrike të zemrës dhe se disa pacientë reaguan më shumë se të tjerët ndaj zemërimit.

Një vit pas këtij eksperimenti, personat që kishin reaguar më fortë ndaj zemërimit, kishin ndjerë nevojën e ndërhyrjes së aparatit pejsmejker për të rivendosur ritmin normal të rrahjeve të zemrës.
Shkencëtarët mendojnë se ky çrregullim në zemër si pasojë e zemërimit ka të ngjarë të shkaktohet nga një vërshim i adrenalinës. Ekspertët thonë se ruajtja e qetësisë shpirtërore ndihmon në zbutjen e rrjedhës së adrenalinës. Për të kontrolluar zemërimin, ekspertët rekomandojnë përdorimin e teknikave qetësuese përfshi frymëmarrje të thellë dhe ushtrime jo stresuese si joga ose ecjen.

(ar.si/BalkanWeb)


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Kontrolli i zemërimit shpëton jetën 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi