Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

5 skenaret per fundin e botes Empty 5 skenaret per fundin e botes

Wed 29 Feb 2012 - 22:52
5 skenaret per fundin e botes 1327664831-skenar_per_fundin_e_botesShumë prej nesh i besojnë parashikimeve të lashta të Majave, se fundi i botës do të vijë më 21 dhjetor të vitit 2012. Duke u bazuar në këto parashikime, shkencëtarët kanë ndërtuar disa skenare që mund të sjellin fundin e botës.

Shpërthimi i vullkaneve

Shkencëtarët pohojnë që ka më shumë gjasa që një shpërthim i madh vullkanik të shkatërrojë botën, sesa një tërmet i madh, me gjithë dëmet e mëdha të shkaktuara gjatë viteve të fundit me lëvizjen e pllakave tektonike. Shkencëtarët pretendojnë që vullkani në parkun nacional Yellowstone do të ishte i mjaftueshëm që të shkatërrohej e tërë Amerika Veriore. Para dy milionë e gjysmë vjetësh, vullkani ka shkatërruar një pjesë të mirë të kontinentit, dhe nëse do të përsëritej do të ishte me pasoja katastrofike. Para 65 milionë vjetësh shpërthimet vullkanike kanë zhdukur dinozaurët, ndërsa vullkanet janë formuar në terrenin më të madh vullkanik në zonën e Indisë dhe atë të Siberisë.

Goditjet e asteroideve në tokë

Një skenar tjetër për fundin e botës lidhet me asteroidet. Asteroidi që ka rënë në hapësirën e Meksikës së sotme është pjesërisht përgjegjës për zhdukjen e dinozaurëve para 65 milionë vjetësh. Lajmërimi i shkencëtarëve që asteroidi Apophis ka më shumë se dy për qind shanse për të rënë në tokë në vitin 2029, ka frikësuar shumë njerëz duke ringjallur frikën e vjetër nga goditjet e trupave qiellorë që do të shkatërronin sipërfaqen e planetit tonë dhe gjithçka në të. NASA ka paralajmëruar goditjet e disa asteroideve më të vogla që do të shkaktojnë dëme minimale dhe sipas vlerësimeve të tyre, kryesisht do të përfundojnë në oqeane.

Algat ndryshojnë sistemin e ushqyerjes

Një ndër problemet më të mëdha për planetin mund t’i prodhojnë algat që banojnë në sipërfaqet e liqeneve, lumenjve dhe oqeaneve. Këto mikrobe jetojnë nga energjitë që i prodhojnë vetë, mirëpo me ndryshime gjenetike algat mund të ndryshojnë sistemin e ushqyerjes dhe të fillojnë të hanë ushqim i cili është i nevojshëm për llojet e tjera të kafshëve dhe bimëve. Po ashtu, mund të zgjedhin të hanë kripë, dhe pastaj të fillojnë të lëshojnë klorin helmues, i cili mund të shkatërrojë të gjitha llojet që banojnë sipërfaqet e ujit dhe me kohë të shkatërrojnë edhe të gjithë ujin e pijshëm.

Ndryshimet në orbita

Ndryshimet që mund të shkaktohen në mënyrën e lëvizjes së planetëve rreth diellit po ashtu mund të shkatërrojnë tokën. Jupiteri është planet i madh i përbërë nga gazrat dhe si i tillë mund të shkatërrojë orbitën shumë më të vogël të Merkurit, çka do të shkaktonte që Merkuri të ndeshet me diellin, të shkrihet dhe të prodhojë eksplodim më të vogël. Por, nëse merkuri humb trajektoren e vet ai mund të ndeshet edhe me tokën, çka do të shkaktonte fundin e planetit tonë.

Vrasja solare

Shkencëtarët parashikojnë që për një miliard vjet dielli do të rrezatojë për 10% më fuqishëm se tani. Energjia shtesë do të nxehë planetin tonë në 93 shkallë celsius. Oqeanet do të avullojnë dhe të fillojnë të zhduken, ndërsa klima do të ndryshojë tërësisht për më pak se një muaj.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi