Share
Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 42
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

default Shqipëria, miqësore me Spanjën në Zyrih

prej Thu 1 Mar 2012 - 11:54
Shqipëria, miqësore me Spanjën në Zyrih 48672_1TIRANE - Kombëtarja shqiptare duket se do të luajë një ndeshje miqësore me skuadrën kampione të botës, Spanjën, më 30 maj të këtij viti. Lajmi nuk është zyrtarizuar ende, por duket se mes federatave është arritur tashmë akordi.

Ekipi kampion i botës dhe i Evropës do të jetë në Zvicër për përgatitjet për kampionatin europian, që do të zhvillohet në Poloni e Ukrainë dhe ka në plan një seri ndeshjesh miqësore. Burime nga FSHF bëjnë të ditur se mungon vetëm zyrtarizimi, pasi detajet e tjera të marrëveshjes kanë përfunduar tashmë.

Nëse realizohet, ndeshja pritet të jetë një luks për trajnerin Xhani De Biazi, që do të provojë kombëtaren kuqezi ndaj lojtarëve si Ksavi, Iniesta apo Serxhio Ramos.

"Ka një akord, por në ditët e ardhshme presim edhe zyrtarizimin, pasi Spanja ka në program shumë ndeshje për periudhën përgatitore dhe një prej tyre themi se do të jemi edhe ne. Mendojmë se gjithçka është realizuar tashmë", u shpreh një burim zyrtar në FSHF.

(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)


Pra, mallkue njai bir Shqyptari,                                                 Shqipëria, miqësore me Spanjën në Zyrih 1911676_1468334666723430_821038500_n                                                  
                      qe këtë gjuhë të Perëndis',                
                      trashigim, që na la i Pari,        
                       trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi