Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default SHBA i kthen Spanjes thesarin antik 17-tonesh

prej Thu 1 Mar 2012 - 19:56
SHBA i kthen Spanjes thesarin antik 17-tonesh 1330357681-thesarinDy avionë mallrash me 17 tonë monedha argjendi dhe artefakte të tjera spanjolle, të gjetur në një anije në fund të detit, janë nisur nga Florida për në Spanjë. Të 594 mijë monedhat janë gjetur në galeonin spanjoll “Nuestra Senora de las Mercedes”, i cili u mbyt nga një luftanije britanike në Atlantik, ndërsa udhëtonte nga Amerika e Jugut, në vitin 1804. Ky thesar konsiderohet nga Spanja trashëgimi kulturore. Thesari u gjet në vitin 2007 nga “Odyssey Marine Exploration”, SHBA. Për pronësinë e tij është debatuar gjatë pesë viteve të fundit, por Gjykata Federale në SHBA vendosi se thesari nuk kishte të bënte me vlerën monetare, por me historinë, dhe kërkoi kthimin e tij në Spanjë. Në kohën e humbjes së tyre, monedha kishin vlerën 500 milionë dollarë. Anija besohet se kishte 200 persona në bord në kohën kur u mbyt.


SHBA i kthen Spanjes thesarin antik 17-tonesh Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi