Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anabel
Anabel
Fondatore Forumi
Fondatore Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Female
<b>Shteti</b> Shteti : Greece
<b>Postime</b> Postime : 88355
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 22/01/2010
http://www.engjujtshqiptare.com/

default Londer, 2 ne 3 femije kane njerin prej prinderve te huaj

prej Thu 1 Mar 2012 - 19:58
Londer, 2 ne 3 femije kane njerin prej prinderve te huaj 1329994718-femije_me_baba_te_huajDy në tre fëmijë të sapolindur në Londër kanë njërin prej prindërve të huaj. Këto statistika kanë bërë që mediat britanike të ngrejnë pyetjen; A po del emigracioni jashtë kontrollit? Në disa zona më shumë se katër në pesë të sapolindur kanë nënën ose babain të lindur jashtë shtetit. Sa i përket të dhënave kombëtare, një në katër foshnje ka një prind të lindur jashtë Britanisë së Madhe, sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave.

Ish-Ministri i Punës Frank Field, i cili i përket grupit të emigracionit të ekuilibruar, thotë se ka nevojë për venien e dy pengesave për emigrantët. “Një për të vendosur nëse ata mund të vijnë këtu për punë dhe e dyta për të vendosur nëse ata mund të rrinë këtu, të marrin shtetësinë dhe të krijojnë një familje.” Statistikat tregojnë se 64.7 për qind e të sapolindurve në Londër në vitin 2010 – kishin të paktën një prind të huaj. Shifra ishte më e lartë në Newham me 84.1 %, Brent 81,9 % dhe Westminster 81.2%.


Londer, 2 ne 3 femije kane njerin prej prinderve te huaj Engjuj17
Portali ~ Forumi ~ St@ff ~ Rregulloria Forumit

Keni paqartesi... Me kontakto ne PM
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi