- DurrsakuV.I.P Forumi
- Gjinia :
Shteti :
Mosha : 47
Postime : 12667
Hobi : bisedat e sinqerta
Vendndodhja : diku
Anetaresuar : 04/12/2011
Kali i jashtëzakonshëm që pastron vetë me fshesë
Fri 2 Mar 2012 - 12:31
Edhe ata kanë “profesionet” e tyre, pak a shumë si njerëzit. Ka
nga ata që duan të jenë aktiv në shoqëri, ka nga ata që janë më të tërhequr dhe
dëshirojnë të jetojnë më të shkëputur. Ka nga ata që mund të jetojnë në çdo lloj
ambienti, ka edhe nga ata që duan të rrinë vetëm në një vend të pastër. Ndërsa
disa nga të njohurit e tij interpretonin në filmin “War horse” (Kalë lufte), dhe
i kaluan çmimit “Oskar” fare pranë, Llamrei, i cili është vërtetë një kalë
lufte, i pëlqen që të pastrojë vetë me fshesë vendin ku rri. Ndërsa pastrimi për
shumicën e njerëzve mbetet një punë e bezdisur, Llamrei e ka me shumë qejf
përdorimin e fshesës në kazermat “Knightsbridge Barracks” në Britaninë e Madhe.
Sapo ushtari i futet punës për të pastruar stallën ku qëndrojnë kuajt, Llamrei
kap fshesën e tij dhe pastron vetë, e megjithëse duhet ende edhe pak punë për ta
mësuar më mirë teknikën e përdorimit të fshesës, entuziazmi me të cilin ai
pastron, të lë pa mend. Si një nga kuajt më të rinj në regjiment, vetëm gjashtë
vjeç, ai sapo ka përfunduar trajnimin. Por, përkushtimi i tij për çdo gjë që nis
të bëjë e kanë bërë një kalë me reputacion në regjiment. Ushtari Xhon Xheits, 18
vjeç, nga skuadrat “Blues” dhe “Royals” tha për britaniken “The Sun”, se
“Llamrei tashmë është bërë një legjendë. Ishte shumë bukur të shikoje një nga
kuajt që kujdesej të mbante pastër vendin e tij. Ai tregoi përkushtim të madh
dhe solidarizim me punën tonë”. Kështu, edhe pse nga më të rinjtë, ky kalë është
bërë më i preferuari i të gjithë kazermës dhe tani, pas publikimit të fotove të
tij duke punuar, do të jetë i famshëm edhe përtej mureve të saj

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|