Engjujt Shqipetare Forum/portal
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Durrsaku
Durrsaku
V.I.P Forumi
V.I.P  Forumi
 <b>Gjinia</b> Gjinia : Male
<b>Shteti</b> Shteti : Shqipëria
 <b>Mosha</b> Mosha : 47
<b>Postime</b> Postime : 12667
<b>Hobi</b> Hobi : bisedat e sinqerta
 <b>Vendndodhja</b> Vendndodhja : diku
<b>Anetaresuar</b> Anetaresuar : 04/12/2011

Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë  Empty Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë

Fri 2 Mar 2012 - 12:47
Gruaja që u dobësua me 200 kilogramë  Gruajaobezeee-lajmi
Një grua
42-vjeçare peshonte më shumë bashkëshorti i saj dhe katër fëmijët e tyre të
marrë së bashku, kur iu nënshtrua një diete të fortë dy vjet më parë.


Marie Eaton,
atëherë 320 kilogramë e shëndoshë, mund të përfshihet në rekordet e personave që
kanë kryer dobësimet më të suksesshme, duke humbur plot 200 kilogram në dy vjet,
nëpërmjet ruajtjes së një konstanteje dobësimi prej 7-10 kilogramë në
muaj.

Në arritjen e një suksesi të tillë britanikja është ndihmuar edhe
nga një operacion i zvogëlimit të stomakut, por vetëm pasi humbi kuintalin e
parë, sepse ndryshe do të ishte shumë e rrezikshme për jetën e saj.

”Në
kulmin e peshës sime, nuk isha në gjendje të ngjisja shkallët dhe detyrohesha të
flija mbi divan dhe edhe këtë e bëja ulur, pasi nuk mund të shtrihesha. Haja
deri 40 stërlina në fast-food në një vaft dhe pija pije me shumë sheqer, por kur
mbusha 40-vjetorin i vendosa vetes një qëllim dhe sot jam shumë krenare që kam
hequr nga trupi im dy kuintalë dhjam”.

42-vjeçarja, ndonëse me 120
kilogramët që ka sot në trup mbetet ende obeze me standartet normale, ka një
formë fizike të pakrahasueshme me dy vjet më parë.

”Do të vazhdoj dietën
për të kuptuar për herë të parë në jetën time se çfarë do të thotë të jesh e
dobët. Besoj se do të më duhet edhe një vit për ta realizuar këtë”, theksoi
Eaton.

Dy dietat tip të britanikes

Menuja
që e çoi 320 kilogramë

Mëngjes: Një bagetë e plotë, e mbushur me
vezë, gjalpë, proshutë dhe salçiçe
Dreka: 4-5 çokollata, 6-12 patatina, dy
pako salçiçe, një pako biskotash dhe një kilogram çokokrem
Darka: 40-50
stërlina ushqim të gatshëm. Çdo vaft shoqërohej me pije të
sheqerosura.

Menuja me të cilën humbi 200
kilogramë

Mëngjes: Vezë të zjerë ose sy, me dy feta bukë të
thekur
Ora 11: Një frut
Dreka: 50 gram fileto pule me zarzavate
Ora 15:
Një frut
Darkë: 100 gram mish i bardhë me sallatë. E vetmja pije që pi është
uji.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi